Videot e saj kanë marrë mijëra shikime në Instagram. Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastikë (ASPS) konfirmoi se anekdota të tilla janë bërë të zakonshme në mbarë vendin.Kirurgjia plastike inspiruar nga filtrat e Instagram dhe Snapchat një trend në rritje

Përgjatë viteve një numër publikimesh dhe gazetash kanë folur kundër trendit të kirurgjive plastike inspiruar nga filtrat e përdorur në median sociale me tituj që i përshkruajnë si shqetësuese dhe problematike.

Ende trendi i referuar si “Snapchat Dysmorphia” vijon të rritet pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga ekspertët.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Disa, si një ekzekutive e marrëdhënies me publikun si Karla Babosa, kanë përqafuar konceptin. Së fundi ajo transmetoi trajtimin e saj të fytyrës me një infuzion i cili përdor gjilpëra të vogla për të reduktuar madhësinë e poreve dhe për ta bërë lëkurën të duket më të lëmuar.

“Është si një filtër real për fytyrën tuaj,” shprehej në klipin e publikuar për 31 mijë ndjekësit e saj. “Njëlloj si të modifikoni foton tuaj me një filtër që të ndiheni me konfidentë, ashtu shkoni dhe merrni një maskë botoksi që tju bëjë të ndiheni me të vërtetë konfidentë.”

Videot e saj kanë marrë mijëra shikime në Instagram. Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastikë (ASPS) konfirmoi se anekdota të tilla janë bërë të zakonshme në mbarë vendin.

Trendi për të aplikuar procedura kozmetike inspiruar nga foto të modifikuara me filtra në Instagram dhe Snapchat është kritikuar sepse krijon një varësi jo reale për rregullimin e disa problemeve subjektive. Termi Snapchat Dsymophia i referohet një gjendjeje mendore ku një person shpenzon orë duke menduar për problemet e tij fizike që nga lëkura, pesha e deri tek buzëqeshja.

Një gjendje e tillë interferon me aktivitetin ditor dhe prek 1 në 50 njerëz sipas Shoqatës Amerikane për Ankthin dhe Depresionin. Por trendi tregon edhe fuqinë që kanë platformat e medias sociale të cilat nuk kanë ndikuar në mënyrën sesi shohim botën por edhe vetveten.

Vitin e kaluar Instagram tha se do të bllokonte filtrat të cilat promovojnë kirurgjinë plastike. Ende përdoruesit e medias sociale dhe aplikacioneve popullore për editimin e fotove kanë mundësi të zgjedhin disa mjete që nga zbardhimi i dhëmbëve tek heqja e shenjave dhe nishaneve në fytyrë.

Gjatë 2019-ës janë shpenzuar afro 16.5 milionë dollarë në kirurgji plastike, një rekord më vete sipas ASPS. Duke qenë se njerëz të famshëm dhe përdorues të tjerë të medias sociale si Barbosa janë më të hapur ndërsa flasin për interesin e tyre ndaj ndërhyrjeve kozmetike, ka ndihmuar në uljen e stigmatizimit të këtyre tematikave në sytë e njerëzve në vitet e fundit.

Psikologët thonë se dëshira për tu dukur në versionin tuaj më të mirë ka qenë gjithnjë pjesë e natyrës njerëzore por këto aplikacione janë bërë të dëmshme për ata që kanë tendenca obsesive dhe vuajnë nga ankthi i pamjes.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!