Pak derr, pak makak është kjo risia më e fundit e shkencës pasi një ekip studiuesish kinezë arritën për herë të parë të krijonin derra të vegjël që përmbanin gjithashtu edhe disa qeliza majmunësh. Nga dhjetë embrione hibride, vetëm dy u zhvilluan dhe kanë lindur të gjallë, edhe nëse jeta e tyre ishte e shkurtër, më pak se një javë. Komuniteti shkencor është skeptik mbi faktin se kjo mund të jetë realisht një sukses i vërtetë, por megjithatë mbetet një përpjekje e parë për një projekt që shikon shumë larg se kaq, pikërisht në prodhimin e organeve njerëzore për transplante.

Në studimin e tyre të botuar në faqet e Protein & Cell, studiuesit shpjegojnë se 4 mijë embrione nga të cilët vetëm 10 u zhvilluan dhe u lindën të gjallë, dhe nga këto vetëm 2 rezultuan të ishin kimera (krijesë mitologjike me dy lloje qelizash).

Kafshët dukeshin si derra normale, por analizat zbuluan një përqindje të vogël (midis 1 në 1000 dhe 1 në 10 mijë) qeliza majmunësh në organe dhe inde të ndryshme, të tilla si zemra, mëlçia, shpretkë, mushkëri dhe lëkurë.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Të dy derrat, megjithatë, ngordhën brenda një jave pas lindjes, dhe arsyeja mbetet ende një mister. Meqenëse edhe tetë kafshët jo-kimerike ngordhën gjithashtu, studiuesit nuk besojnë se varet nga fakti i të qenurit hibrid ose jo. Ndoshta, është një problem i lidhur me fekondimin in-vitro, i cili tek derrat nuk funksionon si tek njerëzit.

Megjithatë përpos dështimeve të para, skuadra kineze nuk është dekurajuar dhe pretendon se tashmë po punon për të përmirësuar teknikën për të krijuar kafshë të shëndetshme me një përqindje më të lartë qeliza majmunësh.

Në botë ka shumë raste eksperimentale me kimera të përdorura për kërkime shkencore. Sidoqoftë, këto eksperimente kanë shumë kufizime: përveç përqindjes shumë të ulët të qelizave njerëzore, embrionet kimerike nuk lejohen të zhvillohen për më shumë se një muaj, kjo pasi ekziston frika se mund të rrjedhin prej tyre kafshë me një tru pjesërisht njerëzor. (Wired)

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...