Është ndarë nga jeta, në moshën 57-vjeçare, aktori i njohur Enea Zhegu. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Zhegu ishte i njohur për rolin e tij “Tomka” te filmi me regji të Xhanfize Kekos “Tomka dhe shokët e tij”.

Ai ka qenë pjesë e disa prej filmave më të njohur shqiptar si “Lulëkuqet mbi mur”, “Njeriu me top”, “Një jetë më shumë”, etj.

Ju pëlqen!

Zhegu ka qenë pjesë e disa prej filmave më të famshëm shqiptar, si “Tomka dhe shokët e tij”, “Lulëkuqet mbi mur”, “Njeriu me top”, “Një jetë më shumë”, por edhe shumë filmave të tjerë, duke u kthyer në ikonë në kinematografinë shqiptare.

Lajmi i trishtë për vdekjen e e tij është bërë i ditur nga shumë prej të afërmve dhe miqve në rrjete sociale.

“Ndonjëherë, mjafton vetëm një rol që të kthehesh në legjendë. Tomka i dashur nga te gjithë, Tomka i lirisë, Tomka që ngriti peshë zemrat e të gjithëve, edhe për ata që e njihnin… veç nga ekrani. Do mbetet Tomka jonē simbol i brezit qe kërkoi ndryshimin. Faleminderit që na bëre të ëndërrojmë përmes Tomkës! R.I.P Enea Zhegu“, – shkruan Milena Selimi.

“Tomka nuk vdes kurrë! Po duan të thonë se ka mbyllur sytë përjetë Enea Zhegu!Dhe bashkë me të edhe Tomka ynë!Jooooo!Enea mund të ketë vdekur edhe pse nuk kishte moshë,por Tomka kurrë nuk vdes!As sytë e Enea Zhegut në ballin e Heroit të fëminisë tonë!”, – shkruan Ilia Kadia.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.