Rregullat e reja të lajmëruar në Shtator hynë në fuqi ditën e Dielë. Qeveria thotë se dëshiron “të mbrojë të drejtat legjitime dhe interesat e qytetarëve në hapësirën” kibernetike.

Kinë, përdoruesve të shërbimeve mobile do ju skanohet fytyra

Qytetarëve në Kinë do ju kërkohet të skanojnë fytyrën kur regjistrojnë kontrata të reja mobile ndërsa autoritetet kërkojnë të verifikojnë identitetin e qindra miliona përdoruesve të internetit.

Rregullat e reja të lajmëruar në Shtator hynë në fuqi ditën e Diele. Qeveria thotë se dëshiron “të mbrojë të drejtat legjitime dhe interesat e qytetarëve në hapësirën” kibernetike.

Kina aktualisht përdorues teknologjinë e njohjes së fytyrës për të mbikëqyrur popullsinë. Është një lider botëror në këtë drejtim por intensitifikimi i kësaj teknologjie ka nxitur debate të reja.

Kur qytetarët të regjistrojnë kontrata të reja, atyre jo vetëm që do tu kërkohet një kartë identiteti por edhe tu skanohet fytyra për të verifikuar se janë i njëjti person që figuron në dokumentin e identifikimit.

Vitet e fundit Kina ka aplikuar rregulla që detyrojnë qytetarët të përdorin emra dhe identitete reale në internet. Në 2017-ën kërkoi që platformat e internetit të verifikojnë identitetin reale të përdoruesit përpara se ti lejojnë të postojnë online.