“Një faqe e re në historinë e energjisë bërthamore mund të hapet këtë shtator në mes të shkretëtirës së Gobit, në very të Kinës”

Kështu shkruan France 24 rreth nismës më të fundit të Kinës për ndërtimin e të parit reaktor bërthamor me torium që pritet të testohet brenda dy javëve si teknologji alternative ndaj asaj aktuales. Reaktori është ndërtuar pranë qytetit Wuwei si një prototip që mund të furnizojë rreth 1000 shtëpi. Sipas revistës “Nature” nëse testi ka sukses, autoritetet kineze do të nisin programin e ndërtimit të një tjetër reaktori të aftë për gjenerimin e elektricitetit për më shumë se 100 mijë shtëpi.

Në Perëndim këtë nismë e shohin si premisë që Kina të shndërrohet në një eksportuese të teknologjisë së reaktorëve, ndërkohë që ky lloj që punon me kripë të shkrirë është i pari që vihet në punë që nga viti 1969, kur SHBA braktisi Oak Ridge National Laboratory në Tenessee.

Ju pëlqen!

Reaktorët bërthamorë punojnë me uranium dhe ujë, kurse modeli i adoptuar nga Kina përdor torium dhe kripë të shkrirë. Torium është një element metalik me radioaktivitet të dobët që në process përzihet me kristalet e kripë në nxehtësi mbi 500 gradë celcius për t’u shndërruar në likuid duke përfituar aftësinë e transportimit  të nxehtësisë dhe prodhimin e energjisë.

Në rastin e këtij modeli kripa e shkrirë shërben edhe si ftohës, duke eliminuar nevojën e ndërtimit të reaktorëve pranë burimeve të mëdha ujore. Një problem me këtë model është megjithatë fakti se në temperatura shumë të larta kripa mund të korrodojë strukturën, një prirje që e bën testin kinez si mundësi për të parë nga afër mënyrën sesi do të zgjidhet ai.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.