Drejtori i FBI-së ka paralajmëruar se aktet e spiunazhit dhe vjedhjet të Qeverisë kineze paraqesin “kërcënimin më të madh afatgjatë” për të ardhmen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke folur në Institutin Hudson në Uashington, Christopher Wray ka përshkruar një fushatë të kahershme të përçarjes. Ai me këtë rast ka thënë se Kina ka filluar t’i vërë në shënjestër shtetasit kinezë që jetojnë jashtë vendit, duke e detyruar kthimin e tyre, dhe është angazhuar në komprometimin e kërkimeve amerikane për koronavirusin.

“Tensionet nuk mund të jenë më të larta”, ka thënë Wray, duke shtuar se Kina është angazhuar me gjithë forcën që të bëhet superfuqia e vetme në botë, dhe madje me çdo mjet të mundshëm.

Në fjalimin gati njëorësh, drejtori i FBI-së pa paraqitur një pasqyrë të zymtë mbi ndërhyrjen kineze, fushatën gjithëpërfshirëse të saj për spiunazh ekonomik, vjedhjet e të dhënave dhe parave, si dhe aktivitetet e paligjshme politike të vendit, duke i përdorur shantazhin dhe ryshfetin për ndërhyrje në politikat amerikane.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!