Kina ka komentuar për pezullimin e anëtarësimit të Rusisë në Këshillin e OKB-së, duke u shprehur se kjo do të përkeqësonte përçarjen mes shteteve anëtare.“Procesi i përgatitjes së një rezolute për pezullimin e anëtarësimit të Rusisë në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut nuk ishte i hapur dhe transparent, nuk pati konsultime me të gjitha shtetet anëtare dhe një qasje e tillë vetëm sa do ta përkeqësonte ndarjen në Këshill, ka njoftuar Ministria e Jashtme kineze.

Zëdhënësi Zhao Lijian, gjithashtu tha se një qasje e tillë vetëm sa do të rriste kontradiktat mes palëve dhe se kjo nuk do të kontribuonte në de-përshkallëzimin e konfliktit dhe bisedimet e paqes.Ndër të tjera shtoi se Kina kundërshton përdorimin e çështjes për të ushtruar presion mbi vendet e tjera.

Lexo po ashtu:  Lajmërohet gruaja e fortë shqiptare, Vjosa Osmani, Godet banditët e LDK-së: "Po përjashtohem e diferencohem sepse:..."
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!