Autoritet kineze njoftuan se vitin që vjen do të nisin misionin e parë të eksplorimit të Marsit. Ky vendim vjen pas përfundimit me sukses të eksperimentimit dhe simulimit të një misioni të tillë.

Eksperimentet janë kryer në provincën veriore të Hebei. Zyrtarë nga administrata kombëtare hapësinore në Kinë deklaroinë se ky mision do të sjellë një eksplorim të hollësishëm të planetit Mars.

Testimi ndërkohë u bë në fushën më të madhe të Azisë për këto qëllime, duke simuluar gravitetin e Marsit, pra një të tretën e gravitettit të Tokës.

Ju pëlqen!

Gjatë eksperimentit ishin të pranishëm edhe ambasadorë nga 19 vende të ndryshme të botës, si: Franca, Italia apo Bashkimi Europian.

Ky program është nisur që në vitin 2016. Deri më tani, Kina ka nënshkruan 140 protokolle bashkëpunimi me 45 vende sa i përket misioneve hapësinore. Pekini zyrtar e ka vendosur eksplorimin hapësinor si një ndër prioritetet kryesore.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.