Cigarja elektronike u prezantua 20 vjet më parë si një alternativë më e shëndetshme e duhanit. Por ende sot, ka shumë pikëpyetje në lidhje me përbërësit e saj dhe efektet e tyre në shëndetin e njeriut.

Një grup mjekësh në Australi analizuan përbërësit kimikë të cigares dhe rezultatet e studimit i publikuan në Medical Journal of Australia. Alexander Larcombe, drejtuesi i ekipit, profesor i Asociuar dhe drejtues i Departamentit të Shëndetit Mjedisor të Frymëmarrjes, Instituti Telethon Kids, thotë se shkalla e rrezikshmërisë që paraqet e-cigarja ndryshon në varësi të shumë faktorëve, mes të cilave edhe pajisja, shijet dhe mënyra si përdoret.

Studiuesit gjetën në përbërje të cigares elektronike: nikotinë, kimikate aromatizuese dhe lëngje që i bartin ato – kryesisht glikol propilen dhe glicerinë. Po ashtu, edhe komponime organike të paqëndrueshme, grimca dhe kancerogjenë (agjentë që mund të shkaktojnë kancer) dhe 2-klorofenol, i cili klasifikohet si “i dëmshëm nëse thithet”. Prania e tij në gjysmën e pajisjeve mund të shpjegohet me kontaminimin gjatë prodhimit.

Ju pëlqen!

Një tjetër përbërës i rrezikshëm që është diskutuar shpesh javët e fundit është poloniumi radioaktiv 210, e njëjta substancë që u përdor për të vrarë ish-spiunin rus, Aleksander Litvinenko, në vitin 2006. Për këtë përbërës, qeveria e Queenslandit ka nisur testimet.

Lexo po ashtu:  Shqipëria e dyta në Evropë për vdekjet nga kanceri i mushkërive

Poloniumi radioaktiv 210 mund të gjendet te cigaret tradicionale dhe produktet e tjera të duhanit sepse bima e thith atë bashkë me materiale të tjera radioaktive nga toka, ajr dhe fertilizuesit.

Krahas përbërësve, rreziku shtohet edhe nga materialet nga të cilat janë bërë pajisjet e cigareve elektronike. Metalet toksike dhe substancat e lidhura me to si arseniku, plumbi, kromi dhe nikeli gjenden si në lëngjet e cigares elektronike ashtu edhe në urinën, pështymën dhe gjakun e atyre që e përdorin.

Këto substanca mund të paraqesin rreziqe serioze për shëndetin (si p.sh. kancerogjene).

Për më tepër, procesi i ngrohjes së lëngjeve për të krijuar një aerosol të thithshëm ndryshon përbërjen e tyre kimike për të prodhuar produkte degradimi.

Mes tyre: formaldehid (një substancë që përdoret për balsamimin e trupave të vdekur), acetaldehidi (substancë që kontribuon te dehja pas pirjes së alkoolit), akroleinë (e përdorur si armë kimike në Luftën e Parë Botërore dhe tani përdoret si herbicid). Këto kimikate shpesh zbulohen në mostrat e cigareve elektronike. Megjithatë, për shkak të pajisjeve të ndryshme dhe mënyrës se si mblidhen mostrat, nivelet e matura ndryshojnë nga një studim në tjetrin.

Lexo po ashtu:  Shërohet personi i dytë me koronavirus, ritestimi doli negativ

Shpesh, ato janë shumë të ulëta, çka i bën entuziastët e cigares elektronike të ngulin këmbë se ajo është më e sigurt se duhani.

Sidoqoftë, ndryshimi mes konsumatorëve të saj dhe atyre që nuk pinë asnjë lloj cigareje është shumë i madh.

Një përdorues i cigareve elektronike është padyshim më i ekspozuar ndaj më shumë toksinave dhe substancave të dëmshme sesa është një jo duhanpirës. Gjithashtu, ata që pinë cigaren e zakonshme paralajmërohen në një mori mënyrash mbi rreziqet e duhanit, një mundësi që nuk e kanë ata që zgjedhin cigaren elektronike.

----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!