Publicistja Kimete Berisha, në një shkrim në Facebook ka sulmuar përsëri kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe i ka dalë në mbrojtje kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurtit.

Ajo ka shkruar se disa media në Shqipëri të cilat siç thotë ajo, i rrinë gatitur Edi Ramës, po e shfaqin urrejtjen dhe panikun kundër Kurtit.

“Më shumë se mediat e Vuçiqit kundër qeverisë Kurti po shkruan media kryesore e Edi Ramës (e dini ju vet cila)”, ka thënë ndër tjera ajo.

Postimi i plotë i Kimete Berishës:

Edi Rama si opozitë e Albin Kurtit.

Disa prej nesh nuk po e kuptojnë urrjetjen, panikun dhe histerinë kaq të madhe të disa gazetave të Tiranës kundër Albin Kurtit!

Sidomos ‘njëra’ prej tyre që si ‘bitch’ i rri gatitu
Edi Ramës.
Ajo gazetë u bë për ‘çmendinë’. Që do të thotë Edi Rama u çmend.

Luftërat e hapura dhe kaq banale i bëjnë veç ata që s’kanë çka humbin.

Ishalla s’kanë ra aq poshtë sa të kujtojnë se Albin Kurti mund t’i frymëzojë popullin e Shqipërisë të çohet kundër Edi Ramës.

Sigurisht kaq poshtë kanë ra.

Më shumë se mediat e Vuçiqit kundër qeverisë Kurti po shkruan media kryesore e Edi Ramës (e dini ju vet cila).