Publicistja Kimete Berisha përmes një shkrimi në facebok ka shkruar në lidhje me mbrojtjen material për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Berisha thotë se nuk duhet të jepët asnjë cent për ish-krerët e UÇK-së duke u shprehur se asnjë centë nuk ua kisha dhënë, hiç asnjë.

Sipas Berishës pafajësia nuk kërkon të paguhet për këtë arsyje edhe nuk duhet paguar shteti.

Ju pëlqen!

Njëkohësisht publicistja i del në mbrojtje Gërvalles duke iu drejtuar ish-krerëve që keni qenë kundër njëri-tjetrit e tash po viktimizoni me një grua të pafajshm.

Postimi i plotë

Për Ju, asnjë centë!

‘F-në e ka çu në burg H.

H. e ka çu në burg R. e pastaj kur është liruar nga burgu e ka pritur me tepiih të kuq.

H. krejt shokët i ka çu n’burg, veç me p’shtu vet’!

R. i ka quajtur këta njerëzit e H. ‘Komandanta të Bllacës’, kurse pēr një raport të huaj ka thënë se ‘SHIK-u bën biznes me kriminelët serbë në veri’.

Edhe trafikimi me njerëz e me armë është përmendur në atë raport.

Jo ky komandant e ka ‘tradhtu’ këtë komandat.

Jo filan gazetari ka thënë se gjatë luftës babën ia kanë marrë në pyetje ia kanë mbajtë n’tavan.

Jo njëri ka thënë kështu, jo tjetri ashtu.

E tash çka?

Çka?

Ia keni nxjerrë sytë njëri-tjetrit, e tash e viktimizoni një grua të pafajshme, që nëpërmjet saj, F. ta shfrytëzojë rastin t’i tregojë H. se si po i dhemb zemra për të, pa i dhimbt’ hiç.

Qysh mund të të dhëmb zemra për atë në të cilin dyshon (dhe ke thënë) se të ka çuar në Hagë!

Gjithë atë vuajtje që e ka përjetuar F. por lartmadhnia e tij ende ka vuajtje për t’i qarë kundërshtarët.

Nuk po t’ka hije, shoku im, F.

Më shumë ka mashtrues në Kosovë sesa që ka zogj!

E gratë nuk tradhtojnë. Nuk njeh historia e Kosovës grua shqiptare që e ka tradhtu’ kombin!

Ndoshta nga frika. Se frika e ruan vreshtën. Shpesh herë je i ndershëm veç pse je frikacak.

Se për të qenë tradhtar nevojitet guxim

i madh!

Gruaja tradhton dhe nuk e ngjeh tradhti, si çiftja ime për shembull, veç kur e do dikë, bën për të çmos. Përndryshe, as letërsia popullore nuk ka këngë me gra tradhtare…Hikmetja po, e shkreta e pafajshme ka përfunduar e vrarë, por për dashuri ndaj një boshnjaku, që baba ia ka interpretuar si tradhti ndaj kombit!

Mos me ta marrë mendja sa meshkuj kqij! Çfarë mentaliteti, me t’ardh marre.

Asnjë centë nuk ua kisha dhënë.

Hiç asnjë.

Më shumë ka pirë verë të kuqe H. (një shishe verë që e ka pirë ai ka kushtu’ 700 Euro) se Papatii i Vatikanit.

Kadriu më i tokës, nuk e ka kaluar 500 euron e shishes.

Ata po gjykohen si Individë.

Prandaj, logjikisht ata i kanë borxh UÇK-së.

UÇK duhet t’i padis ata që ia kanë ‘përlyer’ emrin!

Përveç nëse dalin të pafajshëm, e ishalla dalin (mbasi po përpjeken prej UÇK-së).

Pse shteti e paguan mbrojtjen e Individëve me miliona?

Pafajësisë nuk i duhet avokat.

Siç e dini, këta persona, komplet komandantët e kanë shkatërruar Kosovën deri në temel.

Janë pasuruar, e kanë privatizuar dhe plaçkitur tokën, rrymën, ujin, nëntokën, krejt çka u ka dalë përpara e kanë fshi, kanë hëngër e kanë pirë falas, paguan shteti!

Kaq shumë e kanë dashur Lirinë!

Plus bashkëpunëtorët e tyre të trembur dhe të humbur sot na sulmojnë dhe idhnohen prej neve ‘pse nuk ju dhimbsen’;

‘Qysh guxoni Ju mos me

pas dhembshuri për ta’,

‘Nuk ua lejojmë të mos keni dhimbje për ta se ua bëjnë nanën kështu e kështu’!

S’po du me m’u dhimbt asnjëri prej tyre!

Ne jemi për dhimbtë, jo ata.

Ata nuk janë viktima (deri tash).

Nuk jemi në mesjetë që t’u mvishet faji!

Unë u garantoj se e ka pasur puna e juaj.

Faktet nuk analizohen, faktet nuk interpretohen, faktet thjesht pranohen.

Pranojeni faktin!

‘Krejt bota e pa parë se molla kur piqet bie nga dega në tokë, ama veç Isaac Newton ka pyetur PSE’.

Pyeteni Ju veten pse, pse keni rënë nga kali në tokë, kaq poshtë, Pse?!

Edhe nëse dalin të pafajshëm nga Haga, për arrogancën e madhe, për keqpërdorimin e pushtetit dhe që janë bërë milionerë zhelanë, do të jenë gjithmonë fajtorë.

Shqiptarët janë më trima se komandantët e tyre!

Kështu që, shaj sa të duash.

‘Unë nuk të urrej.

Unë nuk të shoh’!

P.S. Mirë jam!

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.