Kim Kardashian është shumë “e shqetësuar” pas pretendimit të Kanye-s për t’u bërë president i Amerikës.

Në fillim të javës që lamë pas, reperi foli për planet e ardhshme të fushatës presidenciale, shëndetin mendor dhe problemet me bipolaritetin, por Kim nuk është dhe aq e sigurt për gjithë ç’ka ndërmend i shoqi të bëjë. “Zoti më dha qartësinë dhe më tha që është koha e duhur për të kandiduar për president. Ju e dini që unë kam qenë dhe atje, përfundova në spital dhe njerëzit nisën të më quajnë të çmendur. Unë nuk jam i çmendur!”-u shpreh Kanye për Forbes. Pavarësisht bindjes dhe sigurisë së Kanye-s, burime pranë Kim thonë për E!News se Kim është e shqetësuar për një vendim të tillë.

“Ajo e kupton që e përjeton diçka të tillë kohë pas kohe. Eshtë shumë pasionant në çdo gjë që bën dhe Kim e respekton, por jo gjithmonë bie dakord me veprimet e tij. Ajo e di që Kanye e ka seriozisht punën e presidentit dhe do ta mbështesë publikisht, pavarësisht të gjithave.”

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!