Sipas një studimi, trajtimi i alergjive te fëmijët përmes rritjes graduale të rezistencës mund ta përkeqësojë gjendjen e tyre kur është fjala për gjalpën e kikirikut.

Studimet për sfidimin e llojeve të ndryshme të ushqimit kanë dëshmuar që imunoterapia gojore, e cila përfshin përdorimin e ushqimit alergjik përgjatë një periudhe kohore, mund të jetë efektive. Sidoqoftë, hulumtimi i kryer në universitetin McMaster ngrit dyshime për këtë qasje.

Ky studim dëshmon se në krahasim me shmangien e kikirikëve, përpjekjet për t’ia larguar alergjinë fëmijëve në jetën reale mund të nxisin reagime alergjike, përfshirë gjendjen serioze dhe potencialisht fatale të anafilaksisë.

Ju pëlqen!

Në këtë hulumtim janë përfshirë më shumë se një mijë fëmijë, mosha mesatare e të cilëve ishte nëntë vjet. Gjendja e tyre u përcoll nga hulumtuesit përgjatë një viti.

Shkencëtarët zbuluan se imonuterapia gojore i trefishon gjasat për anafilaksi nga 7.1 në 22.2 për qind. Përpos kësaj, rriten edhe gjasat për përjetimin e efekteve tjera anësore, si vjellja, dhimbjet e barkut dhe astma.

Më shumë se gjashtë milionë njerëz vuajnë nga alergjitë e ndryshme ndaj ushqimit në Evropë dhe Amerikë Veriore. Sipas statistikave, tetë për qind e këtyre njerëzve janë fëmijë, shkruan “Daily Mail”. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!