Kryetari i bashkisë së Kievit ka njoftuar se do riemërojë rrugët dhe sheshet në kryeqytet, të cilat aktualisht janë të lidhura me Rusinë.

Kryetari i qytetit, Vitali Klitschko tha se ish-Sheshi i Miqësisë mes Kievit dhe Moskës do të riemërtohet si “Heronjtë e Mariupolit”.

Ai shtoi se emrat e tjerë – si rrugët dhe stacionet e metrosë – gjithashtu do të ndryshohen.

“Sot Këshilli Bashkiak i Kievit miratoi një numër riemërtimesh të objekteve të qytetit, projektvendime për të cilat tashmë janë përgatitur dhe miratuar procedurat e nevojshme. Në Kiev ka ende dhjetëra rrugë dhe objekte me emra të lidhur me agresorin. Riemërtimi i tyre është i rëndësishëm. Prandaj, ne po zhvillojmë emra të rinj që do të mbajnë këto rrugë, rrugë, stacione metroje dhe objekte të tjera”, shtoi ish-kampioni botëror i boksit për pesha të rënda.

Sipas shërbimit ukrainas të BBC-së, ideja e riemërtimit të stacionit hekurudhor të Kievit ishte diskutuar përpara pushtimit të Rusisë, në një sfond të përkeqësimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.