Një grup i serbëve e kanë ndërprerë vizitën e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe u.d së presidentit Vjosa Osmani në veri të vendit.

Kurti e Osmani janë sharë nga serbët e mbledhur në atë pjesë. Tashmë kanë dalë edhe videot, ku shihen serbët që bërtasin se aty është Serbi.

Pos thirrjeve:Këtu, është Serbi” ata kanë sharë në kor në gjuhën serbe, Madje në video dëgjohet një zë që në gjuhën shqipe i fyen Kurtin e Osmanin.
Ata kanë ecur në këmbë përmes urës dhe kanë dalë në veri, dhe ka bërë që të ketë forca të shumta të Policisë nëpër rrugë, sidomos tek Ura e Ibrit.

Ju pëlqen!

Aty shihen dhjetëra serbë teksa brohorasin dhe e ndërprenë vizitën e dy politikanëve kosovarë. Në shoqërinë e Kurti dhe Osmanit shihen edhe kandidatët për deputetë nga lista e përbashkët

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.