Anemia njihet gjerësisht si një sëmundje delikate e cila konsiston në mospasjen e mjaftueshme të qelizave të kuqe të gjakut dhe për rrjedhojë nuk transportohet oksigjen në të gjithë trupin.

Kjo e fundit sjell pasoja mjaft të rënda për shëndetin, ndërkohë në këtë artikull do iu njohim me disa nga shenjat e fshehura të anemisë të cilat në asnjë mënyrë nuk duhet që t’i injoroni.

Së pari. Keni frymëmarrje të shkurtra herë pas here ose më saktë nuk arrini që të ngopeni mjaftueshëm me oksigjen. Kjo është shenja e parë e cila tregon që mund të vuani nga anemia.

Ju pëlqen!

Së dyti. Ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe nuk keni fuqi për të bërë asgjë.

Së treti. Ndjeni dhimbje therëse në gjoks.

Së katërti. Këmbët dhe duart tuaja qëndrojnë gjithnjë të ftohta, pavarësisht stinëve.

Së pesti. Keni dhimbje të forta koke që përsëriten vazhdimisht.

Nëse po përjetoni simptomat e mësipërme ju këshillojmë që menjëherë të drejtoheni tek mjeku juaj i familjes, për t’u orientuar më pas tek një mjek specialist.

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.