Steve Siebold, pasi i ka ka kaluar më shumë se 35 vite duke i intervistuar dhe vëzhguar më shumë se 1,200 milionerë, ka zbuluar sekretet që ata ua mësojnë fëmijëve të tyre.

Ja katër kryesoret:

Rrethojeni veten me njerëz të suksesshëm – Këtë mund ta bëni edhe duke luajtur sporte të thjeshta që dominohen nga njerëzit e pasur, siç është golfi. Kjo për shkak se duke e rrethuar veten me miq të pasur, ju i ngulisni vetvetes një mendësi të tillë dhe krijoni lidhje të reja.

Ju pëlqen!

Bëni para duke zgjidhur probleme – Nëse jeni të fiksuar për t’u bërë tejet të pasur, këtë duhet ta bëni edhe duke i ndihmuar njerëzit e tjerë. Prandaj të pasurit sugjerojnë që ta investoni kohën duke ofruar zgjidhje për problemet e njerëzve.

Zgjidhni një karrierë të cilën ju e adhuroni – Do të jeni shumë më të motivuar për të fituar para, nëse do të zgjidhni një punë që ju e dashuroni, sesa kur bëni një punë të mërzitshme, që nuk e duroni dot.

Shpenzoni me kujdes – Pavarësisht sa të mëdha i keni të ardhurat, gjithmonë duhet t’i shpenzoni paratë në mënyrë mençur, nëse doni të qëndroni të pasur gjithmonë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!