Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në web-faqen e saj ka publikuar rezultatet e para nga zgjedhjet për kryetar shteti.

Nga 97.55 përqind e votave të përpunuara (709.066):

Blerim Reka (Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa) ka marrë 76.697 vota apo 10,35%. Reka ka fituar në të gjithë komunat me shumicë shqiptare, përveç komunës së Çairit.

Ju pëlqen!

Gordana Siljanovska Davkova (OBRM-PDUKM dhe koalicioni) ka marrë 315.651 vota apo 42,58%,

Stevo Pendarovski (LSDM, BDI, PDSH, Alternativa dhe tjerë) ka marrë 316.716 vota apo 42,72%.

Nga kjo përqindje e votave të përpunuara 32.295 vota janë fletvotime të pavlefshme, apo 4.35%

Sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe në Listën zgjedhore kishte 1.808.131 qytetarë për të votuar. Rrethi i dytë do të mbahet me 5 maj, 2019. Dalja sot ishte 42.03%. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!