Nëntë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar këtë të enjte në Elbasan, ku mes të infektuarve është një mësues në shkollën “Qemal Haxhiasani” dhe një farmacist. Mësohet se rastet e reja janë të gjithë raste të kontakteve me të infektuarit e mëparshëm.

Ndërkohë, në qytetin e Gramshit, ka shkuar në 4 numri i stafit pedagogjik të infektuar me koronavirus.

Ditën e mërkurë, rezultatet e testimit me tampon nxorrën pozitive me virusin Sars-Cov-2 një mësuese në shkollën “35 vjetori”, ndërkohë që ende është e paqartë se ku është infektuar. Gjatë së martës, po ashtu është konfirmuar pozitive me COVID-19 edhe psikologia e shkollës.

Ju pëlqen!

Në 4 shkolla të Fierit, 3 publike dhe një private ka pasur raste të nxënësve të infektuar me COVID-19. Në shkollat publike “Naim Frashëri”, “Jakov Xoxa” dhe “Penellopi Pirro” ka nxënës të infektuar, të cilët janë vetëkarantinuar në banesat e tyre, ndërsa dyshohet se e kanë marrë virusin nga prindërit ose të afërmit.

Ndërkohë edhe në Delvinë janë regjistruar raste me koronavirus në kopshte dhe çerdhe, ku të të infektuarit janë edukatore, sanitare dhe mësues.

Edhe në Kavajë, iconstyle.al raportoi dje se mësuesit të cilët prisnin rezultatin e tamponit, kishin shkuar në shkollë të hënën, më 14 shtator, ndërkohë që një ditë më pas, 4 prej tyre kishin rezultuar pozitivë me Covid (Lexo këtu).

Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar, në Lezhë, numëron 15 mësues në sistem, por jashtë shkollave. Stafi nuk e ka nisur ende punën, pasi ata ose familjarë të tyre janë të infektuar me koronavirus.

Kjo është vetëm java e parë e hapjes së shkollave dhe që tani kemi raste shqetësuese në disa qytete të vendit. E sigurt është që situata do të përshkallëzohet edhe më tej, dhe do të kemi shtrim të rasteve me virus.

Burimi/IconStyle

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.