Të merresh me një fëmijë rebel është një punë e vështirë. Ndonjëherë, sa më shumë përpiqesh, aq më shumë përkeqësohet situata. Ju mund të ndiheni të stresuar dhe të mërzitur sepse nuk po e ndryshoni dot sjelljen e fëmijës suaj. Mos u shqetësoni! Ne do t’ju vijmë në ndihmë me disa fraza, të cilat mund t’i përdorni që fëmija juaj të qetësohet.

Është çdo gjë okay të mërzitesh

Emocionet nuk mund të shtypen, as ato negativet. Duke i thënë fëmijës suaj “Është okay edhe nëse mërziteni”, ju i lini të kuptojë atij se ndjenjat dhe emocionet e tij kanë rëndësi.

Dukeni të mërzitur

Ndonjëherë fëmijët bëjnë veprime jo mira, por fjalët tuaja mund t’i ndihmojnë ata. Pas gabimit që ata kanë bërë, ju mund t’i thoni “Dukesh që je mërzitur për gabimin që ke bërë”. Kjo gjë do e zbusë atë dhe do e bëjë të pendohet mbase.

“Kjo ndjenjë nuk do të zgjasë përgjithmonë. Do të kalojë dhe do të ndihesh më mirë së shpejti”

Në fazën më të keqe të zemërimit, emocionet e fëmijës janë aq të mëdha se ata mund të mendojnë se është fundi i botës. Kjo frazë do t’i ndihmojë ata që gjërat të përmirësohen.

Çfarë mund të mësojmë nga kjo gjë?

Inkurajimi i fëmijës tuaj përmes gabimeve është diçka pozitive që mund të arrihet nga momentet e tyre të trazuara.

Je i sigurt

Fëmijët kanë frikëra. Për shkak të tyrë ata mund bëjnë veprime të gabuara. Nëse i thoni atyre që janë të sigurtë me ju, ka shumë shanse që ata të sillen mirë. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]