Ngrihet për veten e saj. Nuk lejon asnjë që t’i shkelë të drejtat dhe sa herë që ndodh diçka e tillë, është mësuar të ngrejë zërin për të mos u përsëritur sërish e njëjta situatë.

E nis me pozitivitet çdo ditë. Një femër e fortë përpiqet ta harrojë të shkuarën dhe të shohë me optimizëm përpara, ndaj çdo mëngjes zgjohet me energji pozitive për ditën që e pret.

Dëgjon trupin e saj. Sa herë që diçka nuk shkon me trupin e saj, siguron kohën e duhur dhe shkon për vizitë. Kujdeset që çdo gjë të funksionojë më së miri me trupin e saj.

Ju pëlqen!

E lë celularin mënjanë, kur është me miq. Një gjë të tillë duhet ta bëjë kushdo, ndërsa një femër e fortë e ka zakon të përhershëm. Ajo e di se diçka e tillë është mungesë e theksuar edukate, ndaj përpiqet ta shmangë.

Pi shumë lëngje frutash. Një gjë e tillë do të thotë marrje e vlerave të shumta ushqimore dhe një femër e zgjuar e di rëndësinë e tyre, ndaj përpiqet t’i marrë në sasinë e duhur.

Lexo po ashtu:  5 arsye pse një grua është e pafat në dashuri

Qëndron aktive. I pëlqen të merret gjithë kohës me aktivitet fizik. Nuk ka rëndësi lloji i aktivitetit, mjafton të mos rrijë kot. Jeta sedentare nuk i pëlqen aspak.

Nuk e tepron as me dietat dhe as me mbiushqyerjen. Është kusht që një femër e fortë ia vendos vetes së saj. Nuk i pëlqen as ta ekzagjerojë me dietat drastike dhe as ta teprojë me ngrënien e tepërt.

I pranon kritikat. Nëse shumë personave kritikat iu duketn si shprehi negative, për një femër të fortë ato janë një mundësi vetëpërmirësimi. Nëse dikush nuk i kritikon, ato nuk do e dinë se çfarë të ndryshojnë për mirë tek vetja.

E bën shtëpinë një vend të bukur për të jetuar. Thuhet se shtëpia është vendi ku është dhe zemra jonë, gjë që një femër e zgjuar e di më së miri. Ajo bën gjithçka për ta zbukuruar dhe për ta bërë shtëpinë një ambient më të ngrohtë për veten dhe të ftuarit e saj.

Pi sasinë e duhur të ujit në ditë. Duhet të hidratohet. Përderisa uji është element mjaft i rëndësishëm, një femër e zgjuar e zgjedh atë për një jetesë të shëndetshme.

Lexo po ashtu:  Historia frymëzuese e binjakeve nga Patosi që u bënë shkencëtare në Angli: "U fshehëm poshtë kamionit, kemi punuar që 13 vjeçe"

Lexon kudo tabelat dhe shënimet. Nëse të tjerët shpesh nuk u kushtojnë atyre, ajo lexon çdo etiketë të mundshme në ushqime dhe çdo tabelë kudo, në rrugë, në shkollë, në punë etj.

Nuk e lejon stresin të fitojë. Stresi është armiku kryesor i lumturisë, ndaj ato përpiqen ta reduktojnë me mendime pozitive duke mos e lejuar atë të fitojë.

Ha shumë fruta. Mbartëse të vitaminave dhe plot vlerave të tjera ushqyese, frutat janë elementi kryesor i vaktit të një femre të zgjuar që kujdeset për shëndetin e saj në mënyrë maksimale.

Buzëqesh më tepër. Një femër e zgjuar e di se buzëqeshja është elementi kryesor për të mposhtur trishtimin. Ajo e di gjithashtu se buzëqeshja është ngjitëse, ndaj përpiqet ta vërë atë sa më tepër në praktikë.

I kushton kohën e duhur gjumit. Pas një dite të zgjuar, asaj i duhet të punojë sa më mirë, në mënyrë që të marrë energjitë e nevojshme për ditën e nesërme, ndaj përpiqet të mos e ndryshojë orarin e saj të gjumit.

Lexo po ashtu:  Mesazh motivues për çdo femër që po lufton me kancerin nga një luftëtare, e cila që ia doli mbanë
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!