Instagram, Facebook, Twitter, Snapchat, LinkedIn , janë mënyra për t’u lidhur me të tjerët në mënyrë të pakufizuar. Ashtu sikurse kemi përfitime prej tyre, do kemi dhe ndikime negative, në jetën reale.

1. Mos postoni foto me të tjerët, pa u marrë leje. Njerëzit kanë tendencë të postojnë shumë në rrjete sociale, vetëm por dhe me miqtë e tyre. Gjithmonë duhet pasur kujdes me postimet e fotove, duhet t’u merrni leje personave që janë me ty, nëse dëshirojnë ta postojnë, apo jo. Kjo do të shmangë konfliktet.

2. Mos përdorni rrjetet sociale kur jeni të mërzitur. Rrjetet sociale nuk duhet t’i përdorni kur jeni të mërzitur, sepse më vonë kur të jeni të qetë, do shikoni sa shumë gjëra mund të keni bërë gabim. Për shembull, nëse ju keni diskutuar me të dashurin, nuk është e nevojshme të postoni statuse që tregojnë gjendjen tuaj momentale dhe që tregon motivet e mërzisë. Kjo mund të rrisë konfliktin mes jush. Dritare.net ju rekomandon t’i përdorni rrjetet sociale për të përhapur pozitivistet.

Ju pëlqen!

3. Mos postoni në mënyrë impulsive. Ndodh që kur jeni në festa, të postoni shumë foto e video, por kjo nuk është një ide e mirë. Postimet e tua mund të dëmtojnë të tjerët. Për shembull, miqtë që nuk ishin ftuar në atë festë, familjarët kur shikojnë pije alkoolike në tavolina etj. Gjithmonë duhet të mendoni për atë që postoni, sepse në një farë mënyrë njerëzit ushqehen nga postimet. Para se të shtypni butonin ‘post’, sigurohuni që postimi të mos lëndojë njeri.

4. Mos ngatërroni kontaktet e rrjeteve sociale, me kontaktet reale. Kur flet me dike në rrjete sociale, nuk është e njëjtë sikur flet ballë për ballë, apo me telefon. Sytë tanë lidhen me shikimin e tjetrit, dhe është mënyrë kontakti më i rëndësishëm. Sigurisht, ju mund të krijoni marrëdhënie nëpërmjet rrjeteve sociale, por një ditë duhet të keni dhe kontakt fizik, sepse nuk mund të të përqafojë tjetri nga telefoni. Lidhjet virtuale nuk janë kurrë të vërteta, sepse ende kemi nevojë për takime të drejtpërdrejta.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!