Ka me mijëra histori dashurie që kanë frymëzuar njerëzimin. Këto rrëfime u kanë mbijetuar luftërave, zive të bukës, zjarreve dhe katastrofave natyrore. Pse këto histori ishin aq të rëndësishme, sa të rrezikohej gjithçka për dashurinë? Duhet të ketë diçka në këto histori, dhe shumë prej tyre nuk kanë qenë gjithmonë vetëm marrëdhënie romantike dashurore. Ato kishin të bënin me dashurinë, pavarësisht gjinisë, etnisë apo prejardhje.

Ja 11 çifte që vërtetojnë se dashuria mund të zgjasë përgjithmonë:

1. HELENA DHE PARISI

Ju pëlqen!

Lufta e Trojës nisi kur Parisi, Princi i Trojës, ra në dashuri me Helenën, mbretëreshën e re të Spartës, dhe ata u larguan së bashku, pas ranë  çmendurisht në në dashuri, duke shkaktuar një luftë dhjetë-vjeçare mes grekëve dhe trojanëve. Dashuria e tyre ishte aq e fortë, saqë historia e tyre është përcjellë nga brezi në brez, për mijëra vite.

2. ANTONI DHE KLEOPATRA

Antoni, një senator romak, dhe Kleopatra, faraonia e fundit e Egjiptit, ra në dashuri me shikim të parë. Dashuria e tyre gjithashtu shkaktoi një luftë midis Romës dhe Egjiptit, e cila përfundoi në tragjedi. Kur Antoni dëgjoi se Kleopatra kishte vdekur në luftime, ai u shemb mbi shpatën e tij, zemërthyer. Kur Kleopatra dëgjoi për vdekjen e Antonit, ajo kreu gjithashtu vetëvrasje. Ashtu si historia e Romeo dhe Xhulietës, ata janë shndërruar në një kulm të historisë së fuqishme, të përjetshme, por tragjike të dashurisë.

3. KASTORI DHE POLUKSI

Kastori dhe Poluksi ishin vëllezër binjakë dhe heronj të lashtë grekë. Kastori ishte i biri i vdekshëm i mbretit të Spartës, ndërsa Poluksi ishte biri i pavdekshëm i Zeusit. Kur Kastori vdiq, vëllai i tij, Poluksi u godit nga hidhërimi aq shumë, saqë i dhuroi gjysmën e pavdekësisë vëllait të tij. Ata kalonin gjysmën e kohës së tyre në ferr dhe gjysmën e kohës në Olimp, me pjesën tjetër të perëndive të pavdekshëm. A do të hiqnit dorë nga gjysma e përjetësisë për vëllain tuaj?

4. SHAHU JEHAN PERANDOR I INDISE DHE MUMTAZ MAHAL

Shahu Jehan ishte sundimtari i të gjithë Indisë dhe u martua me një grua me emrin Arjumand Banu Begum, e cila më vonë do të merrte titullin Mumtaz Mahal. Ata u martuan dhe jetuan së bashku për shumë vite, ndërkohë që ajo lindi 14 fëmijë. Kur ajo vdiq gjatë lindjes, Shahu ishte aq zemërthyer, saqë kërkoi ndërtimin e një mauzoleumi për eshtrat e saj. Ne e njohim sot si Taj Mahal, një nga mrekullitë e botës moderne.

5. MBRETI DAVID dhe BATHSHEBA

Mbreti David e pa teksa bënte banjë, ndërsa po shëtiste në taracën e pallatit të tij dhe menjëherë ra në dashuri. Ata patën një lidhje, e cila rezultoi në një shtatzëni. Në mënyrë që të fshihte krimin e tij, Davidi u përpoq të detyronte burrin e saj që të rikonsakronte martesën e tij, me qëllim që Uriahu të mendonte se fëmija ishte i tij. Kur dështoi, ai e vendosi Uriahun në vijën e parë të betejës, ku ai u vra nga armiku. Davidi u martua me Bathshebën, tashmë e ve. Pas një përballje me një profet, i cili i përplasi në fytyrë Davidit mëkatin e tij, Davidi u pendua, por fëmija vdiq shpejt pas kësaj, gjë që Davidi e pranoi si dënim. David dhe Bathsheba më vonë do të lindnin një tjetër djalë, Solomonin. Ky i fundit do të bëhej Mbret i madh në historinë hebraike.

6. HENRI VIII DHE ANA BOLENA

Henri, Mbreti i Anglisë, i cili ishte martuar në atë kohë, ra në dashuri me një shërbëtoren e tij, që quhej Ana. Ai e donte aq shumë divorcin, me qëllim që të mund të martohej me Anën, sa që hyri në konflikt me Kishën Katolike (që shumëkush, në atë kohë, besonte se kontrollonte fatin e shpirtit tonë të pavdekshëm). Edhe pse martesa e tyre do të përfundonte në tragjedi, dashuria e tyre tronditi themelet e qiejve.

7. BONI PARKER DHE KLAJD BERROU

Çifti më i famshëm djalë i keq/vajzë e keqe, që kaluan një histori dashurie të mbushur me krime, të cilët përfshinin vrasje, grabitje, rrëmbime dhe vjedhje. Ata ishin bashkë në fund, kur u vranë në një përplasje me armë me policinë që po përpiqej t’i arrestonte. Dashuria e tyre e çmendur është shndërruar në një ikonë në mitologjinë amerikane.

8. GILGAMESHI DHE ENKIDU

Epi i Gilgameshit është historia më e vjetër e shkruar, që kemi ndeshur deri tani. Eshtë historia e një Mbreti, i cili bën aventura nëpër botë. Gjatë këtyre aventurave, ai takon një burrë të egër leshator në pyll, me të cilin fillimisht lufton. Më pas, ata bëhen miq të ngushtë dhe kalojnë shumë aventura sëbashku. Kur Enkidu vdes, Gilgameshi është kaq zemërthyer, saqë nis një rrugëtim epik për të gjetur sekretin e pavdekësisë.

9. ORFEU DHE EURIDISI

Orfeu ishte një muzikant legjendar, që mund të magjepste gurët dhe vetë Perënditë. Ai njihet më së miri për dashurinë që kishte për të shoqen. Kur ajo vdiq nga kafshimi i një gjarpëri, Orfeu udhëtoi në botën e nëntokës dhe magjepsi zotin e të vdekurve, Hadin. Orfeut iu tha se mund ta merrte me vete të shoqen, por me kusht që të mos kthente kokën pas teksa largohej. Fatkeqësisht, ai ktheu kokën pas, për të parë nëse e shoqja ishte ende me të. Ajo u zhduk menjëherë në errësirë.

10. XHON DHE ABIGEIL ADAMS

Xhon Adams ishte presidenti i dytë i SHBA dhe bashkëshortja e tij do të mbante një korrespondencë shumë pasionante dhe të fortë gjatë Luftës Revolucionare, kur të dy ishin larg. Ajo ishte një prej këshilltareve të tij më të ngushta dhe mbrojtëset e të drejtave të grave.

11. JOAN UDUERD dhe POL NJUMAN

Cifti i famshëm i aktorëve bënë që martesa të funksionojë, në një profesion, dhe në një qytet që i shkurajon martesat afatgjata. Ata ishin së bashku për 50 vite, deri në vdekjen e Polit në vitin 2008. Thënia e tij e famshme ishte: “Përse duhet të kërkosh të hash hamburger jashtë, kur ke biftek në shtëpi?” /bota.al

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!