Fjalori e përkufizon propagandën si përhapjen e qëllimshme të informacionit, ideve apo fjalëve në një përpjekje për të ndihmuar ose dëmtuar një person, grup, lëvizje, institucion ose komb. Propaganda më e zakonshme është ajo e përdorur në politikë. Megjithatë, duhen aftësi për të bindur të tjerët të përkrahin një pozicion të caktuar shkencor, mjedisor, fetar ose dhe moral, duke e bërë atë pjesë të pothuajse të gjitha aspekteve të jetës.

Fatkeqësisht, termi zakonisht lidhet me gënjeshtrat ose gjysmë të vërtetat, por ky nuk është gjithmonë rasti; në fakt, disa nga propagandat më të suksesshme bazohen te e vërteta, edhe pse kjo e vërtetë mund të fshihet pas stilit të veçantë përcjellës të propagandistit. Në shumicën e rasteve, roli i propagandistit është të bindë një numër të madh njerëzish që të mendojnë në një mënyrë të caktuar, duke e bërë atë një mjet të fuqishëm, sidomos kur bie në duar të gabuara.

Sigurisht, të pasurit besime të forta apo të qenit dogmatik për besimet personale nuk e bën dikë automatikisht propagandist. Ajo çfarë e përkufizon një propagandist është dikush që bën përpjekje të mëdha për të bindur të tjerët të ndjekin çështjen, perspektivën apo perceptimet e tij dhe refuzon të konsiderojë perspektivat kundërshtuese apo pikëpamjet e ndryshme si një këndvështrim të vlefshëm.

Përgjatë historisë ka pasur njerëz që duket se kanë pasur një dhunti për taktika të tilla. Shpesh aftësia për të bindur një numër të madh njerëzish është përdorur në dëm të paqes dhe lirisë njerëzore, edhe pse disa herë ajo është përdorur për qëllime pozitive. Duhet pasur parasysh se një propagandist është “zëri i arsyes” i një personi tjetër, duke e bërë të vështirë përcaktimin se kush është propagandisti. Janë disa njerëz që historia i konsideron si mjeshtra manipulimi të perceptimit njerëzor. Gazeta “Tirana Observer” rendit më poshtë dhjetë propagandistët më të fuqishëm dhe më të suksesshëm.

1. Karl Marks

Nuk ka dyshim se pak njerëz kanë pasur aq shumë impakt në shekullin XX sa filozofi dhe revolucionari gjerman Karl Marks, vepra më e madhe i të cilit, “Kapitali”, hodhi themelet për krijimin e një sistemi politik që do përfshinte gjithë vendin. Propagandist i rendit të parë, teoritë marksiste bënin thirrje për eleminimin e pronës private dhe kërkesat e tij që kapitalizmi – ai e konsideronte forcën shtypëse më të madhe njerëzore – të zëvendësohej me një lloj utopizmi klasor (pa klasa shoqërore). Edhe pse idetë e tij janë provuar të jenë jopraktike dhe jofunksionuese kur përdoren si baza për sistemet ekonomike, ato vazhdojnë të jenë të rëndësishme për shumë njerëz akoma dhe sot. Është e vështirë të imagjinosh se si do ishte bota sot nëse Marksi nuk do ishte bërë pjesë e historisë.

2. Xhozef Mekkarti

Edhe pse nuk kishte profesion propagandën, pak janë ata që mohojnë fuqinë që senatori i Uiskonsinit kishte gjatë viteve ’50, ndërkohë që vazhdimisht pretendonte se kishte shumë spiunë dhe simpatizantë komunistë dhe sovietikë brenda SHBA-së dhe vendeve të tjera. Duke akuzuar se komunistët ishin infiltruar në Departamentin Shtetëror, administratën e Trumanit, madje dhe në Ushtrinë Amerikane, për një kohë të gjatë akuzat e tij shkatërruan dhe dëmtuan karrierën e shumë politikanëve dhe individëve të tjerë, si brenda ashtu dhe jashtë qeverisë. Eventualisht, paaftësia e tij për të siguruar prova që vërtetonin pretendimet e tij, uli ndikimin e tij dhe senati e censuroi atë në 1954, duke i dhënë fund terrorit që ai prodhonte.

3. Fridrih Niçe

Ndoshta një nga zërat më influencues të shekullit XIX është filozofi gjerman Niçe, shkrimet e të cilit – mbi fenë, moralin, kulturën bashkëkohore, filozofinë dhe shkencën, influencuan revolucionet e mëdha sociale dhe politike të shek. XX. Ai ishte gjithashtu një ateist i flaktë, idetë e të cilit bënë që shumë njerëz ta quanin atë babain e laicizmit dhe të ateizmit. Ndërkohë që është e vështirë të përcaktosh se kujt spektri politik i përket, ai ishte një zë i fuqishëm që protestoi ndaj disa prej mendjeve më të mëdha të kohës së tij, përfshi Kantin dhe Spinozën. Ndoshta jo propagandist në kuptimin e parë të fjalës, dogmatizmi i tij ishte ngjitës në kuptimin e të qenit mjaft i përhapur, duke e bërë atë një nga forcat udhëheqëse të filozofisë dhe sistemeve politike të shek XIX.

4. Xhozef Gëbels

Ndoshta askush në histori nuk e ka përdorur fuqinë propaganduese me një sukses tmerrues siç bëri novelisti Gëbels, nazist gjerman, Ministër i Propagandës. Një burrë aftësitë intelektuale dhe oratore të të cilit ishin të njëjta me ato të udhëheqësit që ai admironte, në kontrollimin e çdo aspekti të komunikimit në Gjermani gjatë luftës, Gëbels arriti të menaxhonte shndërrimin e një kombi të tërë në agresiv dhe racist, duke bërë të mundur holokaustin dhe brutalitetin e Luftës së Dytë Botërore. Thuhet se pa aftësitë e tij, Partia Naziste nuk do kishte ardhur në pushtet ose nuk do kishte qenë aq e fuqishme sa të shndërronte aq shumë gjermanë në monstra. Ai ishte tërësisht besnik ndaj Hitlerit, aq sa vendosi të vdiste përkrah tij dhe jo të largohej nga qyteti.

5. Majkëll Mor

Çdo perspektivë politike ka propagandistët e saj, dhe kjo është e vërtetë për të gjitha palët. Mor është bërë i famshëm për realizimin e filmave duke përdorur satirën dhe intervistat e njëanshme për të kritikuar, ofenduar dhe përqeshur çdo gjë duke filluar nga korporatat e mëdha tek administrata e Bushit e deri tek zotëruesit e armëve. Edhe pse nuk ishte jashtëzakonisht brilant, aftësia e tij për të kombinuar humorin me aspektet politike e bën atë mbrojtës efektiv të së majtës dhe pengues të konservativëve, edhe pse është e paqartë se sa mendje arrin të ndryshojë përmes filmave të tij. Si pjesa më e madhe e propagandistëve, ai tenton të predikojë tek ata që tashmë janë të konvertuar, duke e bërë të paqartë influencën e tij reale.

6. Al Gore

Zëvendës i Bill Klintonit për tetë vjet dhe shumë afër të qenit president në 2000, Albert Gore që atëherë ka progresuar; në këtë rast, duke luftuar rreth çështjes së ngrohjes globale. Edhe pse nuk është klimatolog apo shkencëtar mjedisi, ai zgjodhi të mbrojë çështjen e shpëtimit të botës nga papërgjegjshmëria njerëzore. “Demokrat i gjelbër” dhe përkrahës i flaktë i Marrëveshjes Kioto (që do kufizonte fuqishëm sasinë e gazit që do prodhonte çdo komb) ai realizoi dokumentarin, fitues çmimi, “Një e vërtetë e Papërshtatshme”, një përpjekje ndërgjegjësuese e krijuar për të edukuar publikun rreth dëmeve të ngrohjes globale. Ai mbetet një nga zërat më të fuqishëm ambientalistë dhe një mbështetës entuziast i teknologjisë ekologjike.

7. Rash Limbaf

Ndoshta nuk ekziston asnjë tjetër në botë që do mund t’i përshtatej më mirë të folurit në mikrofon për 15 orë në javë duke diskutuar tema që nga feminizmi deri tek “të udhëhequrit nga media”, gjithçka për 50 milionë dollarë në vit. Afër moshës 60 vjeçare, Limbaf nuk shfaq shenja ngadalësimi, madje ai duket sikur është fuqizuar nga administrata e Obamës në një mënyrë të tillë që nuk kishte ndodhur që kur Bill Klinton ishte në Shtëpinë e Bardhë. Si një republikan i flaktë, mbështetja e tij në zgjedhjet e 2010-s padyshim pati ndikim në fitoren e republikanëve. Duke u konsideruar të ketë “talent të lindur nga Zoti” Limbaf dëgjohet nga 14 milionë dëgjues në ditë. Sa i suksesshëm është ai si propagandist? Konsideroni forcën e tij elektorale!

8. Glen Bek

I njohur si paleokonservativ, ai shihet nga fansat e tij si një udhëheqës i fuqishëm që mbron pa pushim vlerat tradicionale nga progresi shekullor, ndërkohë që dënohet nga kritikët si një teorist konspirator që përdor retorika të zjarrta për të tërhequr vëmendjen. Gjashtë herë autori më i shitur, për librat që theksonin perspektivat e tij politike, ndoshta ka më shumë influencë në elektoratin amerikan se çdo person tjetër sot. Mendohet që ai luajti një rol të rëndësishëm në aktivizimin e kahut të djathtë gjatë zgjedhjeve të 2010-s saqë balancoi pushtetin në kongres. Në një kombinim vlerash politike konservatore, vlerash tradicionale familjare, moraliteti fetar dhe qëndrimesh anti komuniste, Bek shpeshherë zbavitet duke shkruar artikuj sarkastik.

9. Madalin Murraj O’Heir

Një personalitet i ashpër që pëlqente përplasjet kudo ku ato mund të shfaqeshin, O’Heir u bë një nga gratë më të urryera në Amerikë, që pothuajse arriti të menaxhonte, e vetme, që Gjykata e Lartë të shfuqizonte ligjin për lutjen në shkollat publike. Ajo e përdori famën e saj të papritur dhe të paparashikuar, rezultat i vendimit kontrovers të 1963, si një rrugë për ta bërë veten një nga zërat më të zjarrta për ndarjen e kishës nga shteti, dhe një nga armiket më të mëdha të fesë në kohët moderne. Abrazive në publik dhe privatisht, me pikëpamje që e vunë atë në qendër të debateve, e bënë atë jo vetëm kontroversave, por dhe të ligë, për sa i përket mendimeve të saj rreth seksualitetit.

10.Valter Martin

Ky autor i zjarrtë nga Nju Jorku, ishte një nga kundërshtarët më të njohur dhe më të zhurmshëm të kulteve dhe sistemeve të tjera të besimeve fetare në botë. I njohur për punën e tij për luftimin e kulteve jo kristiane – që ai i përcaktoi të jetë çdo variacion në sistemet e besimeve fetare si ringjallja, lindja nga një nënë e virgjër, shërimi dhe besime të tjera tradicionale fetare – në vitet ’70 dhe ’80 ai pati një mbipopullim të auditoreve nga njerëz të tërhequr nga teoria e tij bombastike, mendja e mprehtë dhe siguria dogmatike. Çfarë e bëri atë më efektiv ishte baza e tij e njohurive rreth asaj se çfarë fetë mësonin dhe propagandonin. I famshëm për mos bërjen kompromis dhe pozicionin e patundur, ai mori pjesë dhe nxiti debate të nxehta.