Ramush Haradinaj sonte e preku edhe njëherë fundin…

Enver Robelli

Se deri ku ka arritur marrëzia e poshtërsia e ligjërimit publik na e dëshmoi sonte Ramush Haradinaj. Natyrisht prej tij nuk duhet pasur pritje të mëdha, sepse që ai flet poshtë e lartë prej vitesh, këtë tashmë e di mirë opinioni i Kosovës. Sonte Haradinaj për hesape të betejës së tij për pushtet zgjodhi ta ulë veten deri në atë nivel ku nuk ka më as fije të etikës. Me një fjalë: e preku fundin duke shpifur kundër Albin Kurtit.

Tha Haradinaj: “Majtizmi i Kurtit është prosllav”. Kështu mund të flasë vetëm një njeri që mendon se majtizmi është “me dalë në livadh me i thy duart e majta me kushërinj”. Sipas kësaj logjike djathtizëm është me pi qumësht të deleve të Strellcit apo të Baballoqit, me këput ndonjë tender aty-këtu dhe me kalu ndonjë ditë në St. Moritz, aty ku një gëllënjkë konjak kushton 250 euro. E çka është e majta? Këtë nuk duhet shpjeguar Haradinajt sepse nuk e kupton. Problemi që kanë me Albin Kurtin disa politikanë të cektë të Kosovës është memecëria e tyre përballë ballafaqimit me argumente dhe dituni të gjerë.

Ju pëlqen!

Haradinaj tha se Kurtit i është lejuar të japë intervistë në burg, ndërsa Adem Demaçit jo. Kjo është së pari mizori mendore, së dyti është rrenë. ME “RR” të madhe. Që në fund të viteve ’80-të, ndërsa ende ekzistonte Jugosllavia dhe Adem Demaçi ende gjendej në burg, ai i ka dhënë intervistës gazetës “Borba” të Beogradit. Por kur Ramush Haradinaj futet në studio, ai faktet nuk i merr me vete. Sepse nuk bën politikë me fakte, por fabrikime rrenash.

Albin Kurtit nuk i është aranzhuar kurrfarë interviste në Pozharevec, kaq zemërgjerë nuk ka qenë Serbia. Por burgun e Pozharevcit e kanë vizituar delegatët e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe disa gazetarë të huaj dhe vendorë (serbë). Qëllimi i vizitës ka qenë që Serbia t’ia demonstrojë bashkësisë ndërkombëtare se kushtet në burg janë të mira. Delegacioni i Kryqit të Kuq dhe gazetarët kanë qenë të shoqëruar nga zyrtarë të lartë serbë. Gjatë qëndrimit aty, gazetarët që e kanë njohur Kurtin nga koha kur ka qenë lider studentor dhe zëdhënës i Zyrës së UÇK-së në Prishtinë i janë afruar atij dhe i janë drejtuar me disa pyetje. Dhe ky është përgjigjur. Në anglisht dhe në serbisht.

Kurti ka qenë aty si një lloj zëdhënësi i grupit të të burgosurve shqiptarë, ka qenë i njohur në botën perëndimore dhe duke qenë se ka folur rrjedhshëm anglisht ka qenë e logjikshme që të përgjigjet ai në pyetje. Por ec e shpjegoja këto Ramush Haradinajt. Ai sonte në fakt deshi të thotë: ah, sikur ta kishte ndalur krejt Serbia Albin Kurtin në Pozharevc. Kështu flet vetëm një i verbër. Dhe i marrë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!