Ajo është lloji i gruas që do t’ju japë një mundësi të dytë, të tretë dhe të katërt, edhe nëse nuk e meritoni.

Ajo e di sa keq keni vepruar ndaj saj në të kaluarën, por zgjedh të besojë se ka ende diçka të mirë tek ju, që keni ndryshuar dhe ia vlen të ju jepet një mundësi tjetër.

Ajo është lloji i gruas që do të lëndohet çdo herë që ta gënjesh, por ajo sërish zgjedh të të falë. Do t’ju japë besim dhe respekt, pavarësisht aq shumë herëve që e keni tradhtuar në të kaluarën.

Ju pëlqen!

Asaj do i thyhet zemra nëse anuloni një takim me të, por nuk do të zemërohet me ju. Kurrë nuk do t’ju thotë se faji është i juaji, edhe nëse kjo është e vërteta.

Ajo është një grua që nuk pret ndjesë, para së gjithash ajo e di se janë të rralla, por edhe sepse e di që do të ishte e gënjeshtërt kjo ndjesë. Dhe nëse rrallë thoni “Më vjen keq” ajo do ta pranojë atë, duke lënë mënjanë krenarinë e saj.

Ajo është lloji i gruas që gjithmonë do të bëjë përpjekjet maksimale në marrëdhënie, sepse ajo me të vërtetë mendon se ia vlen të gjithë kohën dhe përkushtimin.

Ajo gjithmonë do të jetë aty për ju. Do të jetë pranë jush edhe kur nuk është e përshtatshme. Ajo është lloji i gruas që gjithmonë do t’ju mbrojë dhe do t’ju mbështesë në të gjitha problemet me të cilat ballafaqoheni, edhe nëse ju nuk i jepni asaj gjithë sigurinë që i nevojitet. Ajo është aty për ju, për mirë ose për keq.

Ajo gjithmonë do të gjejë kohë për ju, edhe kur dita e saj është plot angazhime, sepse nuk dëshiron t’ju zhgënjejë edhe nëse ju, ju e mashtroni vazhdimisht.

Ajo kurrë nuk do t’ju lejojë të prisni. Ajo është një grua që do t’i përgjigjet mesazheve sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse ajo nuk dëshiron që ju të ndiheni se nuk jeni prioritet i saj. Kurrë nuk do të vonojë qëllimisht përgjigjen.

Ajo është një grua që ju jep gjithçka që ka dhe nuk pret asgjë nga ju në këmbim.

Ajo është lloji i gruas që kurrë nuk thotë gjëra të këqija për ty, edhe nëse je personi më i vrazhdë mbi tokë.

Ajo gjithmonë do të bëjë durim me ju, edhe kur njerëzit e tjerë në situatën e saj, tashmë kanë hequr dorë.

Ajo është gruaja që gjithmonë do t’ju dojë, edhe nëse nuk e çmoni. Eshtë lloji i gruas që ju do, edhe nëse nuk e meritoni.

Ajo është lloji i gruas që vazhdimisht përpiqet t’ju bëjë një person më të mirë, edhe nëse kjo do të thotë neglizhim i objektivave dhe ëndrrave të saj.

Ajo është gruaja që vazhdimisht ju bën të kuptoni se ju do dhe do të bëjë gjithçka për ju.

Ajo kritikon veten dhe mendon se nuk e meriton të jetë me ju, edhe nëse e vërteta është se ju jeni ai që nuk e meriton të jetë me të.

Ajo është lloji i gruas që do të kërkojë falje për një gabim që ka bërë ndoshta, por vetëm për t’ju bërë të lumtur.

Pra, është gruaja që ju do të pendoheni duke e humbur, dhe ajo do të jetë më mirë për këtë arsye./bota.al

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!