Kështu e kanë ba shqiptarët demarkacionin me Malin e Zi në Shkodër. Nuk kundërshtohet demarkacioni duke u flladitë ne Swiss Diamond, as duke pi makiato te The Corner, as duke shpi këmbet nga Skënderbeu te Zahir Pajaziti e sidomos,

kurrsesi duke i quajtë tradhtarë shkodranët, dibranët, tiranasit, kavajsit, lezhjanët e lumjanët që në mes të dimrit të ashpër “e banë dekën si me le”.

Demarkacioni nuk hidhet poshtë në parlament e me llafe e kafe, se ashtu e kundërshton edhe Lista Serbe, por kush asht atdhetar le ta provojnë me ndejë në qafë të Çakorrit në borë e acar, pa bukë e pa ilaçe.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Nuk asht faj në se nuk mundesh me e ba këtë, por asht faj e turp e marre, me krahasu epopenë e mbrojtjes së Shkodrës dhe heronjtë e saj me pazaret e demarkacionit të sotëm me Malin e Zi, e aq ma keq me hedhë baltë mbi gjakun e sakrificën e atyne heronjve.

(Fotografia asht pikërisht nga nji moment i luftës për mbrojtjen e Shkodrës në 1913).

(Fotografia asht pikërisht nga nji moment i luftës për mbrojtjen e Shkodrës në 1913).
Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...