Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveqla informon:

Kabinetit tim sot iu bashkua, si këshilltar i jashtëm edhe J.K. Chaney.
Z. Chaney është specialist i çështjeve të sigurisë dhe ka përvojë të gjatë këshillimi në nivele të larta vendimmarrëse.

Në përvojën e tij përfshihet puna këshilluese e ekspertiza në ShBA, në nivel të Kongresit, Senatit e Departamentit të Shtetit, por edhe në Lindje të Mesme e Afrikë, ku ka këshilluar krerë shtetërorë, qeveri, organizata ndërkombëtare dhe korporata të mëdha.

Me përgatitjen e tij si ekspert i sigurisë, organizimit operacional dhe menaxhimit të krizave, stafi ynë fiton vlera e cilësi. Kontributi i tij, i cili është “pro bono”, pra është këshillim pa pagesë dhe pa kosto për Kosovën, do të jetë tejet i rëndësishëm, duke pasur parasysh situatën e veçantë në të cilën gjindemi me pandeminë.

Kemi shumë punë para vetes, por me ndershmëri, vendosmëri dhe ekspertizë, do t’i’a dalim.