Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë që Dita e Pavarësisë së Kosovës të shpallet festë zyrtare në Shqipëri.

Përmes një komunikate për medie, ky këshill ka kërkuar që Kuvendi të fillon këtë iniciativë ligjore.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka bërë me dije se një veprim i tillë do t`i gëzonte të gjithë shqiptarët.

Ju pëlqen!

“Duke vlerësuar 17 Shkurtin e vitit 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare; si përmbushjen e një aspirate shekullore të kombit tonë në rrugën e tij drejt forcimit të identitetit, bashkimit kombëtar dhe integrimit në strukturat Euro – Atlantike; si një ditë të shënuar që frymëzon çdo shqiptar; si ngjarje madhore për të cilën kanë kontribuar shqiptarët anembanë botës, me mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve, BE-së, NATOs dhe vendeve të tjera aleate dhe mike, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Kuvendit, më dt. 21 Shkurt 2023, për të ndërmarrë nismat përkatëse ligjore për ta shpallur këtë datë Festë Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson se një vendim i tillë do të gëzonte dhe do të mbështetej nga çdo shqiptar kudo ku jeton, pavarësisht bindjeve politike”, është thënë në njoftimin e këshillit.

Lexo po ashtu:  Kriza politike dhe anulimi i datës së zgjedhjeve nga Meta, vjen reagimi i parë nga DASH!
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!