Mekulipress
Foto: Mekulipress, NokëGëzimMekuli
 
  1. Biri im, nëse po shpenzon për një femër dhe ajo nuk të pyet ndonjëherë nëse je duke kursyer, apo duke investuar, por thjesht po i pëlqen vëmendja jote, mos u marto me të.
  2. Biri im, mos e lidh gruan tënde përherë me kuzhinën. Ku ke dëgjuar për një gjë të tillë? Ne ende kemi femra që punojnë nëpër ferma, puna në të cilat duhet të bëhet prej nesh, prej meshkujve”.
  3. Biri im, nëse unë të them se ti je në krye të shtëpisë, mos shiko nga xhepat e tu, shiko nëse gruaja jote ka një buzëqeshje në fytyrë, apo jo. Pasi kështu kupton se sa e lumtur është ajo për ty.
  4. Biri im, nëse do të jetosh një jetë të gjatë, lëre gruan tënde ta menaxhojë rrogën tënde. Do të jetë e vështirë për të t’i shpenzojë gjithë lekët, pasi ajo i di nevojat e shtëpisë dhe faturat që duhen paguar. Ndërsa po ta menaxhosh ti vetë rrogën tënde, ajo do të kritikojë çdo moment, edhe kur gjithë lekët të jenë shpenzuar.
  5. Biri im, mos e godit asnjëherë bashkëshorten tënde, sepse dhimbja në trupin e saj është asgjë krahasuar me plagët në zemrën e saj dhe kjo do të thotë se do të kesh probleme duke jetuar me një femër me zemër të thyer.
  6. Biri im, nëse martohesh dhe vazhdon të jetosh një jetë prej beqari, shumë shpejt ke për të përfunduar beqar përsëri.
  7. Biri im, mbaj mend vetëm diçka, nëse mendon se gruaja jote ka ndryshuar, ndoshta duhet të mendosh se edhe ti mund të kesh bërë diçka ndryshe.
  8. Biri im, mos e krahaso bashkëshorten tënde me asnjë grua tjetër, pasi edhe ajo mund të jetë e pakënaqur me ty për shumë gjëra, por nuk të krahason ty me meshkujt e tjerë.
  9. Biri im, mëso ta dëgjosh mirë gruan tënde. Në një marrëdhënie ku përditë jeton me të njëjtin person, është e lehtë të keqkuptoheni e të debatoni. Dëgjoje atë me vëmendje dhe flisni me qetësi.
  10. Biri im, mbaj përgjegjësi për gjërat që bën. Je mjaftueshëm i rritur për të kuptuar se kur je duke gabuar, ndaj mundohu që kur gabon, të kërkosh edhe falje, gjë që nuk të bën më pak burrëror.
Mekulipress
Foto: Mekulipress, NokëGëzimMekuli
Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!