Dita zgjatet dhe temperaturat rriten, gjë që miqtë tanë me katër këmbë, e ndiejnë po aq sa ne.

Për këtë arsye ne ju jepim disa këshilla sesi të kujdeseni për ta gjatë muajve të nxehtë, pa i vënë në rrezik. Në fund të fundit, kafshët nuk na kërkojnë kurrë asgjë. Jemi ne që duhet të kujdesemi për to dhe përveç dashurisë, t’u kushtojmë edhe shumë vëmendje!

Mbajini larg të nxehtit

Ju pëlqen!

Shmangni shëtitjet e gjata në orët e pikut të vapës, nga ora 11:00 deri në 17:00. Duhet ta mbani nën kontroll gjendjen e përgjithshme shëndetësore të kafshës suaj, veçanërisht nëse është mbipeshë apo i moshuar, pasi mund të goditet nga dielli. Nëse ndodh, pavarësisht nga masat parandaluese, gjëja e menjëhershme që duhet të bëni është ta zhvendosni qenin në një vend të freskët e të ajrosur. Do të ishte lehtësuese për të ta freskoni me një qese me ujë të ftohtë apo peshqir të lagur, kryesisht në zonat e qafës, sqetullave dhe shputave të këmbëve.

Duhet bërë gjithsesi kujdes me temperaturën e dhomës, pasi nga mania për të krijuar një ambient të freskët, mund të teprohet me ajrin e kondicionuar. Luhatjet e temperaturës duhen shmangur, duke ruajtur një mesatare të pranueshme. Temperaturat e larta favorizojnë zhvillimin e parazitëve, pleshtave apo rriqrave, që mund të shkaktojnë sëmundje të rrezikshme te kafshët.  /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!