Tregu është i mbushur me kremra e maska për të reduktuar enjtjen e syve dhe rrathët e zinj poshtë tyre. Këto produkte jo gjithmonë funksionojnë dhe rezultati nuk është ai që duam. E vetmja mënyrë për t’i eleminuar njëherë e mirë nis duke bërë disa ndryshme në mënyrën e jetesës. Kjo është e nevojshme edhe më shumë, nëse rrathët poshtë syve janë të trashëguara gjenetikisht. Arsye të tjera mund të jenë: alergji, ekzema, problemet e pigmentimit, ekspozimi ndaj diellit pa përdorimin e kremit mbrojtës etj. Për këto dhe arsye të tjera, këshillohen konsulta me dermatologun. Ndërkohë, më poshtë gjeni disa këshilla si t’i hiqni qafe njëherë e mirë rrathët e zinj.

Këshilla të vlefshme: Si t’i reduktoni rrathët e zinj 1. Bustina çaji Çajrat përmbajnë antioksidantë të fuqishëm dhe mund të rrisin qarkullimin e gjakut në lëkurë. Sipas një studimi nga studyTrusted, çajrat jeshilë, në veçanti, kanë efekt shumë të mirë anti-inflamator. Si t’i aplikoni? o Zieni në ujë dy bustina çaji për 3-5 minuta. o Vendosini në frigorifer për 20 minuta. o Më pas,shtrydhni lëngun nga bustina dhe aplikojini tek zona poshtë syve. o Lërini për 15-30 minuta.

2. Kompresa të ftohta Aplikimi i të ftohtit i jep një qetësim të përkohshëm lëkurës. Mund të përdorni: – Lugë të ftohtë metalike  – Kastravec të ftohtë, të prerë hollë. – Një peshqir fytyre të lagur me ujë të ftohtë. – Copëza akulli (Përpara se t’i aplikoni, mbështillini me një copë)

Ju pëlqen!

4. Hidratohuni Përpiquni të pini 9 gota ujë në ditë. Niseni me më pak gota fillimisht dhe rriteni këtë numër gradualisht. 5. Ushqimi Shtoni në dietën tuaj më shumë ushqime me përmbajtje hekuri, kolagjeni dhe vitaminë C. 6. Gjumi Përpiquni të flini 7-8 orë. Mbani një regjim konstant gjumi, pra mbani një orar të njëjtë gjumi dhe zgjimi. 7. SPF Mbro lëkurën nga rrezet e dëmshme në verë dhe dimër me krem mbrojtës. Kjo ndikon drejpërdrejt në zonën poshtë syve.

8. Retinol Shtoni Retinol në rutinën tuaj. Ky produkt përmirëson mungesën e kolagjenit. Gjendet si përbërës në kremra të ndryshëm. Nëse mendoni se ju duhet një krem vetëm me përmbajtje Retinoli, kontaktoni me dermatologun tuaj. 9. Kremrat skin-lightening Kremrat skin-lightening (zbardhës të lëkurës) kanë një përbërës të quajtur Hidroquinone, i cili ndërhyn në prodhimin e melaninës në lëkurë dhe mund të ndihmojë në zvogëlimin e qeseve/rrathëve poshtë syve. 10. Perimet Aplikimi i perimeve si patatja, domatja kanë efekt të shpejtë, edhe pse jo afatgjatë në zbardhjen e rrathëve poshtë syve. Burimi: Healthline

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!