Të kujdesesh për flokët në ditët e sotme është shumë më e thjeshtë se më parë.

Së pari, gabimi që bëjnë shumë femra është larja e shpeshtë e flokut, sidomos kur është i yndyrshëm.

Këshillohet që flokët të lahet dy herë në javë, duke qenë se larja e tepërt i dëmton.

Ju pëlqen!

Me dëshirën për t’i rritur, shumë prej nesh nuk i presin kurrë flokët: Ky është një zakon i gabuar, sepse prerja e rregullt çdo muaj diku tek 1-3 cm do të ndikojë tek rritja e tij.

Kur nuk i prisni, flokët dëmtohen dhe ndalojnë rritjen natyrale.

Duhet t’i kushtoni shumë rëndësi edhe ushqimit të shëndetshëm, pasi produkte të caktuara ndikojnë tepër në rritjen e flokëve. Ju këshillojmë të konsumoni produkte me përmbajtje hekuri, kalciumi dhe magnezi.

Një tjetër gabim është edhe furça e flokëve, e cila, nëse nuk është cilësore, mund ta dëmtojë flokun duke e këputur.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!