Teknikat e sundimit nuk përdoren shpesh vetëm në politikë. Ato përdoren si në jetën profesionale ashtu edhe në atë private. Qëllimi është ngritja e vetëvetës në llogari të tjetër kujtë.

Nga  Ole Alvik

Teknikat e sundimit mund të jenë sa befasuese aq edhe dinake, prandaj mësohuni ti njihni ato. Poqëse ia arrini të zbuloni një teknikë të sundimit, e cila përdoret kundër juve, atëherë është shumë më lehtë të mbroheni nga ajo.
MekuliPress ju sjellë teknikat e sundimit të cilat përdoren më së shpeshti:

1. Padukshmëria
Padukshmëria ndodhë kur individët harrohen, anashkalohen, ose «shkelen». Kjo ndodhë për shembull kur një person përjashtohet nga grupi, anashkalohen kundërshtimet dhe refuzohen argumentet e tijë kundër diçkaje duke i bërë ato si të vogla apo të parëndësishme. Padukshmëria ndodhë gjithashtu kur një person neglizhohet apo nuk dëgjohet nga të tjerët në takime, mbledhje etj.

2. Tallja Tallja me të tjerët ndodhë në shkallë të ndryshme. Tallje mund të jetë çdo gjë, duke u nisur nga tallja me përpjekjet e tuaja në punë e deri në komentimin «qesharak» në llogarinë tënde apo punës tënde. Mirëpo a është komenti me humor edhe aq i pafajshëm? Cka arrijnë të tjerët me humor dhe pse bëhet ai në llogarinë tënde?

3. Mbajtja e informacioneve për vete. Dituria është fuqi. Ta mbash për vete një informacion relevant, të ndashë informacionin med dikend por jo me të gjithë, është një teknikë efektive e sundimit. Kjo ka të bëjë edhe me atë se kush me kend flet dhe kush mbahet jashtë nga biseda.

4. Paragjykime pa marrë parasysh se çfarë bën. Një teknikë tjetër është ta fajsosh dikend pamarrë parasysh se çfarë bën ai apo ajo. Ti je shumë agresiv apo shumë pasiv, ti pyet shumë apo tregon shumë pak interesim, ti punon në mënyrë shumë të pavarur apo nuk merr përgjegjësi. Gjithmonë është lehtë të gjeshë dikend për ta kritikuar.

5. Shkaktimi i ndjenjës së fajësisë dhe turpit
Nuk jam i/e  hidhëruar, jam vetëm shumë shumë i/e mërzitur….. Reagimet verbale nuk ipen si mesazhe konstruktive në lidhje me gabimin që ti e ke bërë. Në vend të saj i ipet rëndësi asaj se si ti e ke fyer dikënd apo ke lënduar të tjerët. Tentimi të shkaktoj ndjenjën e fajësisë dhe turpit tek ti mundë të bëhet edhe përmes nënçmimit, talljes, ekspozimit dhe shktërrimit të namit.   

6. Vjedhja e ideve.
Ta vjedhësh idenë e dikujt tjetër dhe ta paraqesësh atë si tënden, apo ta fitosh nderin për punën e tjetrit, është një metodë e sundimit jo e mirë. Shpesh herë nuk paraqitet puna e dikujtë tjetër si punë e kryer nga vehtja, por mjafton të mos përmendet se kush e ka bërë tërë punën apo së paku pjesën më të madhe të punës.

7. Përdorimi i gjuhës
Shpesh herë harrojmë se përdorimi i gjuhës mund të jetë një mënyrë e suksesshme sundimit. Mirëpo përdorimi i terminologjisë së rëndë pranë dikujë që nuk ka njohuri në këtë drejtim, mund të jetë një tentim për të sunduar mbi ty.

8. Gjuha e trupit
Shumë gjëra mund të thuhen me gjuhën e trupit. Ta krijosh një (lëvizje)gjuhë negative të trupit kur dikush tjetër flet, të kthehesh në anën tjetër, të «rrotulloshë» sytë, mimika e fytyrës tënde etj., janë shembuj se si gjuha e trupit mund të përdoret si teknikë e studimit. Ndonjëherë kjo “gjuhë” mundë të jetë më efektive se sa fjala e thënë.

9. Ti përqashë njerëzit
Me siguri i keni parë në “serialet reality” se si pjesmarrësit përdorin manipulime për të fituar: Të përqashë njerëzit duke i bërë ata të grinden me njëri tjetrin është një teknikë efektive dhe më e lehtë se sa që mendohet.

10. Të akuzosh të tjerët për përdorimin e teknikave të sundimit
Shumë njerëz përdorin teknika të sundimit në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetedijshme. Përdorimi i tyre konsiderohet si diçka jo e mirë dhe jo e moralshme. Andaj akuza ndaj tjetrit që po përdorë teknikën e sundimit, mundë të jetë në vetëvehte një metodë efektive e sundimit.

/ledernett.no/ Përktheu dhe përshtati nga norvegjishtja Edita Mekuli MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]