Tridhjetë e gjashtë shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në Francë dhe në Belgjikë janë rikthyer sërish në Shqipëri. Policia bën me dije se shqiptarët kanë thyer rregullat e lëvizjes shengen. Nga këta 31 kthehen nga Franca dhe 5 nga Belgjika.

Ky operacion u zhvillua ditën e djeshme dhe ishte i  organizuar nga Franca në bashkëpunim me Frontex-in, dhe me mbështetjen e eskortës së Policisë Kufitare shqiptare. Ministria e Brendshme iu bën apel qytetarëve shqiptarë të mos synojnë azilin në vendet e Europës pasi mundësia për ta fituar atë është pothuajse zero.

Lexo po ashtu:  Prej nesër, fillon kapitulli i ri për qytetarët dhe vendin
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!