Mohimi i masakrave të kryera nga Serbia në Kosovë po vazhdon edhe më tej. Ditë më parë, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiq e ka mohuar masakrën e Reçakut. Të njëjtin mendim e ka edhe drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovë, Marko Gjuriç. Këto deklarata erdhën pasi që Gjykata Themelore e Prishtinës dënoi me dy vjet burg ish-ministrin serb të Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijeviq, pasi që e kishte quajtur masakrën e Reçakut si “trillim të shqiptarëve të Kosovës”.

Avokati Gent Gjini, e ka përshëndetur këtë vendim të Gjykatës së Prishtinës, duke shtuar se e vlerëson si një vendim shumë të drejtë.

“Duke ditur që pak para disa ditësh gjykata e Prishtinës kishte dënuar me dënim të burgut prej 2 vitesh, përfaqësuesin nga lista serbe dhe ministrin e administratës publike për arsyejën se ky përfaqësues serb, kishte mohuar krimin e Reqakut kundër popullatës civile shqiptare përkatësisht këtë krim të shtetit  serb ai e kishte quajtur si të fabrikuar, unë në cilësi te avokatit konsideroj se dënimi i tillë është për tu përshëndetur nga drejtësia kosovare. Duke e vlerësuar këtë dënim  si shumë të drejtë dhe të peshuar mirë dhe realizimit me këtë edhe të sasfikacionit moral dhe historik për dinjitetin e popullit shqiptarë. Aq më tepër kur dënimi i tillë, tani më e tutje për përfaqësuesit serb shtetëror dhe jo shtetëror, do të i’u shërbej si leksion dhe vetëdijesim, se çka mund t’iu pret ata nëse ngjashëm mund të deklarohen me deklarata të tilla sllaviste. Si rrjedhojë, nga ky dënim që kishte marrë përfaqësuesi i tij serb, presidenti i Serbisë Vuqiq në shenjë revolte “hakmarrjeje” bëri që publikisht të paraqet opinionin, se krimi në Reqak, është i fabrikuar, i sajuar dhe autorësinë e kësaj, ai vën te figura  Ëilliam Ëolker, ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-se, duke e linçuar atë me fjalët tepër të ulëta dhe ofenduese për këtë”, ka thënë ai .

Image

Gent Gjini

Sipas Gjinit, shteti i Kosovës deklaratë  e Vuqiqit duhet ta inkriminojë si vepër penale.

“Konsideroj se hapat, të cilat duhet të i ndërmerr shteti i Republikës së Kosovës, përkatësisht juridikatura e saj, është që tani fjalët e presidentit Vuqiq të i inkriminojë si vepër penale, dhe të zbulojë sa më parë përgjegjësinë penale të tij, dhe me këtë të ai të e merr dënimin e ngjashëm si ai i mëparshmi. Vlen për tu theksuar, se me ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, tani sistemi juridik i Kosovës e ka edhe më të lehtë dhe shume më praktike të e dënojë presidentin Vuqiq për deklaratat e tilla”, ka thënë ai.

Po ashtu, avokati ka shpjeguar se këta persona mund të dënohen edhe pa prezenca e tyre fizike, në sallat e gjykatave të Kosovës.

“Kjo nga arsyeja se me ndryshimin e këtij kodi, veprat penale të krimeve të luftës dhe nxitjeve të përçarjes kombëtare, për personave që janë të inkriminuar dhe involvuar në këto krime, tani më këta do të mund të gjykohen, dhe të dënohen edhe pa qenë vet prezenca e tyre fizike, në sallat e gjykatave të Kosovës, përkatësisht tani, në mungese të tyre shteti i Kosovës mund të i dënojë gjithë përfaqësuesit serb shtetërore dhe jo shtetërorë. Imuniteti, që po përfolët kohëve të fundit, për atë të presidentit Vuqiq për paprekshmërinë e tij kjo nuk mund të qëndrojë. Kjo sepse nëse flitet dhe mendohet, për atë imunitet shtetërorë të tij  për paprekshmërinë e tij ajo vlen vetëm brenda jurdiksionit të shtetit Serb”, ka thënë ai.

Për më tepër, avokati ka potencuar se Vuqiqi ka shkelur veprat penale të Kodit Penal të Kosovës, dhe se pret të procedohet menjëherë me aktakuzë në gjykatën e Kosovës.

“E sa i përket rastit të Kosovës, imuniteti i tillë menjëherë duhet të refuzohet dhe rrëzohet, kjo sepse me fjalët e tilla Vuqiq, ka bërë krim ndaj popullatës shqiptare, brenda shtetit të Kosovës, dhe me këtë ai ka shkelur veprat penale të Kodit Penal të Kosovës. Nga e gjitha kjo pres, që tani shteti i Kosovës të procedojë menjëherë me aktakuzë në gjykatën e Kosovës kundër presidentit serb Vuqiq, dhe të mbahen seancat në mungesë së tij, dhe në fund të shqiptohet dënimi i merituar, sipas ligjeve të Kosovës”, ka përfunduar Gjini.