Kosova kërkon nga shtetet mike që të dënojnë krimet serbe të kryera në Kosovë.

Të gjitha parlamentet e shteteve mike së shpejti do ta kenë një letër si kërkesë nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Atyre do t’u kërkohet që ta miratojnë nga një rezolutë, përmes së cilës do t’i dënojnë krimet serbe të kryera 20 vjet më parë në Kosovë, raporton KTV, përcjell Albinfo.ch.

Në një deklarim për KTV-në, kreu i Kuvendit është shfaqur i sigurt se këtë mbështetje do ta ketë sepse, sipas tij, historia e dhimbshme e Kosovës është e pamohueshme.

Ai sërish insiston për tribunalin ndërkombëtar për krimet serbe, derisa ata që këto iniciativa i quajnë të vonshme, i konsideron të mjerë e të papjekur.

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se e vërteta e Kosovës nuk mund të mohohet, e këtu ka kërkuar të ketë unitet.

Ditë më parë, Kuvendi i Kosovës e ka mandatuar një komision të përkohshëm, i cili do ta hartojë një rezolutë përmes së cilës do t’i kërkojë Serbisë që ta pranojë se ka kryer gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Kosovë, gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]