Kërcitja e qafës është një veprim që njerëzit e bëjnë zakonisht.

Kërcitja e qafës bëhet shpesh dhe në mënyrë të pavetëdijëshme si shenjë çlirimi të muskujve dhe kockave nga lodhja. Mjekët prej vitesh flasin kundër këtij proçesi për shkak të dëmtimeve që mund t’i shkaktojnë shtyllës kurrizore.

Megjithëse kohët e fundit ka edhe një tjetër arsye se përse kërcitja e qafës mund të kthehet në një rrezik për jetën kjo sepse ka lidhje mes kërcitjes së qafës dhe sëmundjes së ishemisë.

Ju pëlqen!

Ekspertët thonë se ka një lidhje konkrete mes kërcitjes së vazhdueshme të qafës dhe goditjes në tru nga sëmundje si ishemia.

Megjithëse mund të duket shumë e frikshme ky pohim duket se mund të jetë i vërtetë në disa raste. Forca e ushtruar gjatë kërcitjes së qafës mund të shkatërrojë venat e gjakut në atë zonë. Gjë që me shumë mundësi do të shkaktojë isheminë.

Sipas mjekëve neurologë këto raste janë ende në studim e sipër, por mund të jenë prezente për këdo sepse në disa njerëz venat e gjakut mund të

jenë pak me delikate se tek të tjerët gjë që i bën ato më të prirura për t’u shkatërruar kur kërcisni qafën. Kështu që kjo taktikë pavarësisht kënaqësisë dhe çlirimit që mund t’ju japë nuk rekomandohet aspak nga mjekët.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.