Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, thotë se vendit të tij nuk i duhet Rusia apo forca të tjera të huaja, nëse vendos të kthehet në veri të Kosovës. Vulin është shprehur në një opinion me shkrim se i mjaftojnë serbët e veriut që ta rimarrin zonën.

“Kur shqiptarët kanë frikë dhe ndërgjegjjen e papastër, ata zakonisht përgojojnë agresionin serb dhe rrezikun rus dhe fillojnë të ankohen se sa i rrezikshëm është Vuçiç dhe Serbia. As presidenti Vuçiç dhe as unë nuk po përgatisim apo kërkojmë vullnetarë rusë”citohet Vulin nga B92.

Vulin e bëri këtë koment në përgjigje të ish-kreut të FSK-së, Kadri Kastrati. Lidhur me tensionet e fundit në veri të Kosovës, Kastrati është shprehur se ka informacione sipas të cilave, Vuçiç dhe Vulin po rekrutojnë mercenarë rusë për t’i çuar në veri të Kosovës.

Ju pëlqen!

“Ajo që thonë shqiptarët për rusët në veri të Kosovës dhe Metohisë duhet të shërbejë si arsye që NATO të ngrejë armët edhe një herë për të bërë një luftë që vetë shqiptarët nuk mund ta fitonin kurrë, ashtu siç nuk mund të ndërtonin një shtet vetë. Vuçiç është i vetmi lider në Ballkan që kujdeset më shumë për paqen sesa për të ardhmen e tij politike, por kjo është forca e tij, jo dobësia e tij”, tha ministri Vulin.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.