Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar përmes Twitterit.

Media ka mësuar se kryeparlamentares i ka ardhur një kërcënim në Twitter në gjuhën angleze.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Ju pëlqen!

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twiter ka ardhur një kërcenim në gjuhen angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e Policisë.

Drejtori për komunikim me publikun në Kuvendin e Kosovës, Musli Krasniqi nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje.

Media ka provuar të kontaktojë edhe me zyrtarët për media në kabinetin e kryeparlamentares, por deri tani as ata nuk janë përgjigjur.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!