SINDIKATA E PAVARUR E RTK-SË

KRYESIA

Sot në ora 10:53, në kohën kur Kryesia e Sindikatës mbante takim, në emailin zyrtar të kryetarit të Sindikatës, Fadil B. Hoxha ka ardhur një letër nga drejtori gjeneral Shkumbin Ahmetxhekaj dhe Udhëheqësi i Shërbimeve të Përbashkëta, Alban Fetahu ku kërcënohet kryetari i Sindikatës me masa ndëshkuese për shkak se gjatë inspektimit në zyren e tij në ora 09:13 ai nuk ka qenë në zyre.

Ky patrollim inspektues neper zyre pervec qe eshte tendencioz eshte edhe teresisht i panevojshem ngase secili i punesuar ne RTK ka telefon mobil zyrtar.

Rasti është denoncuar edhe në polici.

Këtë  veprim skandaloz, të paparë në vendet demokratike të organizimeve sindikale, kryesia e SPRTK-së e sheh si kërcënim direkt ndaj aktivitetit sindikal  me qëllim të shuarjes së tij dhe cdo zëri kritik në Transmetuesin Publik.

Ky veprim është keqpërdorim me të punësuarin e RTK-së  në administratë  duke e detyruar atë që ta luajë rolin e policit hetues nëpër ambientet e punës.

Ligji për oganizim sindikal e thotë qartë:

Neni 16 pika 3 Sindikatën e përfaqëson Kryetari i Sindikatës.

Neni 24
Imuniteti i përfaqësuesve sindikal

1. Ndalohet diskriminimi ndaj përfaqësuesve të organizatave sindikale.

2. Për aktivitete sindikale, përfaqësuesit sindikal, pa pëlqimin e sindikatës nuk mund t’i:

2.1. ndërpritet kontrata e punës;

2.2. caktohet vend tjetër i punës;

2.3. ulet pozita e vendit të punës;

2.4. fillojë procedura disiplinore;

2.5. zvogëlohet paga.

Po ashtu Neni 25 paragrafi 1 thote:

1. Ndalohet çdo akt ndërhyrjeje apo kërcënimi në organizime sindikale dhe për këto veprime Organizatat sindikale mund t’i drejtohen gjykatës.

Jo rastesisht ky kercenim vjen vetem nje dite pas kerkeses se Sindikates drejtuar Menaxhmentit te RTK-se për casje në disa dokumente zyrtare  te cilat do te zbardhin shume te verteta  rreth udheheqesve te RTK-se.

Për ketë veprim do të informohen  organizatat sindikale të rajonit dhe të BE-së.

Kryesia e SPRTK-së kërkon nga Bordi i RTK-së që të distancohet nga ky veprim i ulët dhe dy të apostrofuarit e lartëcekur  t’i thërras në përgjegjësi.

Për hapat e mëtutjeshëm  rreth këtij veprimi qyqar kryesia do të ju informojë me kohë.

Dëshmia: