Albin Kurti, candidate for prime minister from the opposition party "Vetevendosje," addresses his supporters during the closing election campaign rally in Kosovo capital Pristina Friday, June 9, 2017. Kosovars go to the polls on Sunday to choose the new 120-seat parliament that will have to deal with the thorny issue of the border demarcation deal with Montenegro and potential war crimes trials of some of its most senior political leaders. (AP Photo/Visar Kryeziu)
 

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale janë duke e hetuar kërcënimin ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin nga “Garda Vullnetare Shqiptare”.

Kryeministri Kurti publikoi një kërcënim që kjo organizatë i ka bërë përmes një komunikate.

Kreu i qeverisë në detyrë, e argumentoj këtë komunikatë me punën që është duke e bërë Kushtetuesja që brenda këtij muaji pritet që të interpretojë dekretin e bërë nga presidenti Hashim Thaçi.

Ju pëlqen!

“Kërcënimi ndaj meje nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, në fakt, nuk është ndaj meje. Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexhepi. Nuk ka shpjegim tjetër. Regjimi i vjetër e di se nuk ka shpresë për të. Pasi që kanë harruar sa moti e patën braktisur popullin, tash populli po ua përkujton përditë se edhe ai masivisht i ka braktisur ata. Ata janë të frikësuarit që duan të frikësojnë Gjykatën Kushtetuese dhe jo vetëm. Ata po duan t’i frikësojnë edhe ambasadorët e Quintit me destabilizim nëse kapoja i PRONTO-s, Presidenti i Republikës, e humbet rastin”, deklaroi mbrëmë Kurti kur pëmendi kërcënimin e bërë ndaj tij.

Me rastin tashmë po merret edhe Policia e Kosovës e Prokuroria Speciale.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se Policia e Kosovës, në këtë Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda është duke e trajtuar si rast, dhe është në fazën e hetimit dhe grumbullimit të informacioneve. Të gjitha veprimet janë duke u ndërmarr në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!