Dy zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës janë suspenduar nga detyra e tyre zyrtare.

Mësohet se bëhet fjalë për komandantin e Stacionit “Alfa” në Prizren, Qamil Kroni si dhe komandantin e nën stacionit të Zhurit, Zymer Susuri.

Suspendimi i majorit dhe rreshterit ndërlidhet me keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ju pëlqen!

Komandantët e PK-së dyshohet se kishin ndërhyrë pa autorizim në një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Të njëjtit raportohet se bënë “prekën” një tiketë trafiku, madje duke ia ndryshuar vlerën e gjobës së saj.

Lidhur me këtë rast ishin të informuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës si dhe Prokuroria e Shtetit.

Lexo po ashtu:  Luftë me llafe të Ramavirusit, por asnjë fjalë për procedim penal për shkeljet
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!