Tharja e skalpit mund të jetë një problem shumë i zakonshëm dhe mund të prekë deri në 15% të popullsisë.
Po çfarë e shkakton skalpin e thatë?
- Zbokthi
Një nga arsyet më të shpeshta për skalpin e thatë është dermatiti seborrheik, që njihet si zbokth.
- Moti i ftohtë
Ashtu siç ju thahet lëkura në pjesët e tjera të trupit nga i ftohti, e njëjta gjë ndodh dhe me lëkurën e skalpit. Moti i ftohtë e bën më të thatë lëkurën e skalpit sepse ka pak lagështirë duke shkaktuar më pak përmbajtje uji në lëkurë.
- Reaksionet alergjike
Mund të keni një reaksion alergjik të ndonjë produkti të caktuar që përdorni në kokën dhe flokët tuaja, që mund të shkaktojë tharje të skalpit.
- Probleme me lëkurën
Probleme të caktuara të lëkurës, si për shembull ekzema apo psoriaza, mund të bëjnë që të kesh një skalp të thatë.
Si ta largosh skalpin e thaët?
- Përdor një shampoo anti – fungale
Disa përbërës që ndodhen në këto shampo janë ketokonazoli, sulfat seleni, zink pyrithione.
- Laje kokën me ngadalë
Kur të lash dhe shpëlash kokën dhe skalpin, bëje këtë me ngadalë dhe për një kohë jo shumë të shkurtër. Fërkoje disa herë më gishtërinj të hapur.
- Ndërro produktet e flokëve
Nëse sapo keni filluar të përdorni diçka të re për flokët dhe keni filluar të keni skalp të thatë, atëherë faji mund të jetë i këtyre produkteve. Ndërroji ato dhe shiko efektin.
- Përdor një maskë për flokët me vaj arre kokosi
Vaji i arrës së kokosit ka veti anti – inflamatore. Aplikojeni në skalp dhe në flokë dhe mblidhini floët me një peshqir. Mbajini kështu gjatë natës dhe të nesërmen në mëngjes lajeni përsëri kokën në mënyrë që të largoni vajin. Bëjeni këtë disa herë deri sa të shfaqen përmirësime.