Djersitja e tepërt është një problem shëndetësor, por edhe estetik. Arsyet e shfaqjes së hiperhidrozës mund të jenë të ndryshme, mund të jetë pasojë e diabetit, çrregullimeve të tiroides, menopauzës etj. Një diagnozë e saktë bëhet nga një mjek.

Gjithnjë e më shumë njerëz që djersiten shumë po e zgjidhin problemin me botox. Duke qenë se Botox-i përmban një neurotoksinë e cila përveçse “hekuros” rrudhat në fytyrë, mund të ndalojë edhe punën e gjëndrave të djersës, është bërë një metodë e njohur për ndalimin e djersitjes.

Çfarë duhet të bëni?

Ju pëlqen!

Duhet të vishni rroba të bëra nga materiale që janë të këndshme për lëkurën. Përveç kësaj, duhet reduktuar marrja e pijeve alkoolike, erëzave të forta dhe kafes, sepse këto ushqime përmbajnë substanca që stimulojnë neurotransmetuesit në tru që aktivizojnë gjëndrat e djersës.

Rekomandohet gjithashtu të reduktoni marrjen e produkteve të qumështit. Në vend të kosit, mund të pini diçka tjetër që do të zvogëlojë aciditetin në trup dhe djersitjen. Rrobat që vishni duhet të jenë prej pambuku, liri ose mëndafshi.

Gjithashtu, është e rëndësishme që pëlhura të mos jetë më e trashë, në mënyrë që të mos pengojë lëkurën të “marrë frymë”.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.