Të paktën për ne, në Shqipëri, marinimi i mishit përpara gatimit, nuk ka qenë proces i njohur masivisht. Ende, për shumicën (pjesën më të madhe) e konsumatorëve të tij, është praktikë e pa zbatueshme. Mirëpo, duket se është pikërisht ndërveprimi gjatë marinimit, që mund të neutralizojë efektet e këqija të mishit (sidomos atij të kuq). E njëjta praktikë vlen edhe për peshkun, sado që, ky i fundit, nëse marinohet, mund edhe të konsumohet ashtu siç është.

Duhet të keni dëgjuar shpesh për efektet negative të mishit të kuq gjatë kohëve të fundit…
Nëse mendoni se ‘të parëve’ nuk u ka ndodhur asgjë, pse e kanë ngrënë mishin të pa marinuar, duhet të mendoni gjithashtu se nuk ka qenë i njëjti mish, nuk është më e njëjta mënyrë rritje natyrale e kafshëve. Prandaj, që të evitoni rrezikun, marinojeni! Është procedurë fare e thjeshtë. Në rastin klasik mjafton limoni, vaji i ullirit, uthulla e llojit që pëlqeni, kripa dhe erëzat.
Rozmarina është më e përdorshmja për shkak të aromës së këndshme që lëshon. Koha e marinimit varion sipas llojit të mishit. Mishit të kuq i duhen 4-6 orë ndërsa atij të gicit e pulës, 2-4 orë. Për peshkun ju duhen 30 minuta deri në 2 orë.  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!