Këngëtarja e famshme shqiptare me famë botërore ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram fotografi të gjyshit të saj me një tekst prekës me rastin e vdekjes së tij.

Ava ka publikuar dy fotografi të gjyshit të saj në kohën sa ishte në Shqipëri, ashtu siç ajo thotë kur ai ishte duke bërë atë që donte. Përmes këtij postimi ajo ka bërë të ditur shkuarjen e gjyshit të saj në amshim.

“Sot dhe çdo ditë do të nderoj gjyshin tim të mrekullueshëm, Dionis Koci. Sot ai kaloi i qetë në gjumë. Ndërsa jam duke e shkruar këtë, zemra ime është e copëtuar në një milion copa, por unë dua të ndaj këto fotografi të bukura të tij në Shqipëri duke bërë atë që donte”, ka shkruar Max në Instagram.

Ju pëlqen!

Tutje, ajo vazhdon ta sqaroj lidhjen e tyre emocionale, e që trashëgimi i dashurisë për skenën prej tij e ka bërë që kjo lidhje të jetë edhe më e fuqishme.

“Ai ishte humorist dhe aktor. E di që dashurinë për skenën e kam nga ai”, shkruan Ava. Këngëtarja me famë botërore ka përmendur tipare të gjyshit që e donte shumë, i cili për të mbetet një shpirt human dhe fisnik: “Ai ishte shpirti më i çiltër e më qesharak, personi që gjithmonë të gëzonte, personi që do të hiqte këmishën nga shpina për ty. Gjithmonë do ta kujtoj gjyshin tim në këtë mënyrë”.

Duke shprehur ngazëllimin e tij kur kishte parë publikimin e albumit, në fund Ava beson se ai do të jetë me të dhe pjesë e tij sa herë që del në skenë.

“Gjithmonë do ta kujtoj gjyshin tim në këtë mënyrë. Ti më dhe krahët për të performuar dhe u mbajte mjaftueshëm sa për të parë publikimin e albumit tim debutues. E di që do të jesh në atë skenë me mua. Të dua”, është shprehur Ava.

Ava vie nga një familje artistësh, ku gjyshi i saj që ka shkuar në amshim ka debutuar me role të ndryshme filmash.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.