Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të angazhuara shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja shqiptare gjatë vitit të kaluar kalendarik ka pasur një numër të madh të sukseseve dhe ka mbajtur disa koncerte duke përfshirë një të tillë edhe në Kosovë.

Zeshkania 23-vjeçare është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale teksa sjell imazhe dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Ju pëlqen!

Dua dhe Rina Lipa (Foto Instagram)

Disa të tilla i ka publikuar në llogarinë personale në Instagram me rastin e 18 vjetorit të lindjes së të motrës, Rinës.

“Rina pina. 18-vjeçare, por gjithmonë bebushi im. Urime ditëlindjen engjëlli im dhe shoqja ime më e mirë”, ka shkruar ndër të tjerash Lipa.

Ndryshe, Rina kohët e fundit ka realizuar një foto shoting gjersa Dua është duke punuar në këngët e reja për albumin e ri. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress /

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!