Një nga këngëtaret më të famshme dhe të dashura në mbarë botë është akuzuar se ka vjedhur këngën e saj të fundit.

Bëhet fjala për këngëtaren Ariana Grande, e cila para tre ditësh publikoi këngën “7 Rings”. Deri më tani kënga ka arritur plot 38 milionë klikime, që tregon se projekti i ri i Grandes është pëlqyer menjëherë.

Pavarësisht suksesit në të gjithë mediat po aludohet se kënga “7 Rings” e grandes është e vjedhur.

Ju pëlqen!

Ka qenë reperja Princess Nokia që ka bërë akuzën, duke pretenduar se Ariana ka vjedhur këngën “Mine”, e publikuar nga ajo në 2017. Por pavarësisht akuzave që ka marrë, Ariana Grande ende nuk ka reaguar.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.