I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, këngëtari i njohur, Sergio zbuloi shifrat se sa fiton një artist shqiptar nga Youtube vetëm për një këngë.

E pyetur nga moderatorja sa fiton nga Youtube, Sergio u përgjigj se fiton aq shumë sa për të bërë një jetë luksi.

“Më shumë se luks. Youtube është një burim shumë i mirë dhe unë mendoj se vetëm me të ardhurat e Youtube mund të bësh një jetë shumë shumë luksoze”, u shpreh Sergio. “Një nga këngët e tua më të klikuara ka qenë “Dije Zemër”, sa ke fituar nga ajo këngë?”, e pyeti moderatorja Ester Bylyku.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“Kënga ime ka rreth 20 milion shikime dhe kam fituar diku tek 30 mijë euro vetëm nga Youtube”, u përgjigj këngëtari

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...